web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Llalla: Kushtetuta e re pengon punën e prokurorisë, duhet dispozitë tranzitore

2 Shtator 2016, 08:26, Aktualitet CNA

Prokuroria e Përgjithshme ngre pretendimin se Kushtetuta e re ka sjellë pengimin e punës normale të institucionit të Prokurorisë. Për t?i dhënë zgjidhje këtij problemi nëpërmjet një njoftimi për mediat institucioni bën me dije se kërkohet një zgjidhje e menjëhershme përmes miratimit të një dispozite tranzitore. Vetë kryeprokurori Llalla ka kontaktar aktorët e reformës në drejtësi duke thënë se kushtetuta e re është e pazbatueshme. ?Kushtetuta e re e Reublikës së Shqipërisë ka sjellë pengimin e ecurisë normale të institucionit të prokurorisë, e cila kërkon zgjidhje të menjëhershme nëpërmjet miratimit të një dispozite tranzitore?, ka deklaruar kryeprokurori Adriatik Llalla.?Kushtetuta e re i kalon kompetencat e inspektimit dhe kontrollit të brendshëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Por deri në krijmin e kësaj strukture, kushtetuta e re nuk ka parashikuar se si do të veprohet me çështjet që janë aktualisht në proces inspektimi dhe procedime disiplinore për prokurorë dhe oficerë të olicisë gjyqësore, të cilat janë në zhvillim nga ana e drejtorisë së inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Po ashtu Prokuroria e ërgjithshme në sugjerimin e saj zyrtar drejtuar institucioneve ligjvënëse, ka renditur edhe disa aspekte të tjera proceduriale, të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nëpërmjet mekanimave të tjerë ligjorë tranzitore?, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga