web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy në pranga për vjedhje

2 Shtator 2016, 09:19, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për veprën penale të “Vjedhjes” .  Klaustin Zeneli, 20 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në rrugën kryesore të lagjes “Pavarësia” pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar një motor 50 cc, mjet i cili ishte denoncuar i vjedhur disa ditë më parë nga pronari i tij, shtetasi M.T.,  20 vjeç, me banim në Vlorë. Gjithashtu u arrestua edhe Artan Murtaj, 34 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.1 Sarandë, pasi ky shtetas u kap në flagrancë në tentativë për të vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.Ç., 39 vjeç, me banim në Sarandë. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga