web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prerja e pyjeve, sekuestrohen 5 metër kub lëndë drusore

2 Shtator 2016, 08:46, Aktualitet CNA

Operacioni ?Roja e Gjelbërt?në vijim të gjurmimit të rasteve të reja të prerjes së paligjshme të pyjeve me anë të shërbimeve e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit Bllatë, kanë sekuestruar 5 metër kub lëndë drusore, si dhe një automjet tip ?Ifa?, që transportonte lëndën drusore. Për këtë ngjarje është proceduar penalisht në gjendje të lirë, drejtuesi i automjetit, E.K, 27 vjeç, banues në fshatin Bllacë, Bulqizë.

Në aksin rrugor Gjoricë-Bulqizë, në orën 00:50, është konstatuar nga shërbimet e policisë, një automjet tip ?Ifa?, pa targa, që transportonte lëndë drusore.

Shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e automjetit në komisariat për verefikime të mëtejshme, ku gjatë kqyrjes së automjetit kanë konstatuar të ngarkuar në të,  5 m3(metër kub), lëndë drusore, pa dokumentacion  përkatës.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 m3 lëndë drusore, si dhe automjeti që transportonte lëndën drusore

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprën penale ?Prerje e paligjshme e pyjeve?, parashikuar nga neni 205, i Kodit Penal. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga