LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Memorandumi/Policia e Kosovës do të patrullojë në zonat bregdetare

27 Korrik 2016, 15:20, Aktualitet CNA

 

Naim Rexha, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Rebani Jaupi zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për bashkëpunim gjatë sezonit turistik 2016 në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

?Qëllimi  i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit sa më cilësor policor, në trajnime të avancuara në procesin e shkëmbimit të praktikave policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e kriminalitetit, veçanërisht në format komplekse të krimit të organizuar, krimit me elemente ndërkombëtare  si dhe veprave tjera penale?, thuhet në një njoftim të policisë.

Si rezultat i kësaj marrëveshje bashkëpunimi Policia e Kosovës do të dërgojë në Shqipëri disa zyrtarë, të cilët do të merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në disa qytete si në Durrës, Lezhë dhe në Shkodër.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të dy zëvendësdrejtorët, Rexha dhe  Jaupi vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të dy policive, jo vetëm në fushën e rendit publik por edhe të policimit rrugor si dhe formave tjera të luftimit të kriminalitetit. /citynews/

 

Lajmet e fundit nga