LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

HABERET E MITROS/ PIRAMIDAT KU U TRETËN PARATË DHE SHTETI

27 Korrik 2016, 14:45, Aktualitet CNA

– Janar-gusht 1997-

Skena politike

Socialistët kishin muaj që nuk bënin jetë parlamentare. Vazhdonte mërija për zgjedhjet e 26 majit 1996. Nuk mund të harronin as ?dajakun? në sheshin ?Skënderbe?, më 28 maj të atij vit. Në harkun e dy muajve: janar-shkurt 1997-të, piramidat e parave u shëmbën njera pas tjetrës. Tërmet i vërtetë ekonomik. 100 mijë familje humbën rreth 1.6 miliardë dollarë?! Njerëzit u hutuan. U shokuan. Ekonomi e lirë e tregut, e imagjinuar si parajsë, vrau shpresat e njerëzve. Dhe njerëzit u derdhën rrugëve. Në fillim në grupe të vogla. U shtuan. U kthyen në turma- si tifozët anglezë. Pushtuan sheshet. Me egërsi. Duke vrarë. Duke djegur. Duke shkatërruar çdo gjë: bashkitë, bankat, shkollat, hotelet, restorantet, spitalet, postat, komisariatet e policisë, repartet ushtarake.
Opozita e shfrytëzoi situatën, duke patur si mbështetje ambasadën amerikane. Brukseli qëndroi në krah të Presidentit Berisha. Qendra e rebelimit ishte qyteti i Vlorës. Atje kishin lindur si ?kërpudhat pas shiut? pjesa ndërmuese e firmave piramidale. Në Vlorë vepronin edhe klanet më të rrezikshme mafioze. Mes tyre lëviznin të ?deleguarit? e shërbimeve sekrete greke, amerikane, italiane dhe sërbe.

Don Kishoti në tokën arbërore

Makbule Kadëna, bosja e firmës ?Sudja? rrëfeu në gjyq: “E nisa zanatin në vitin 1994. Punoja në fabrikën e këpucëve në Tiranë. Një ditë vendosa të ndryshoj fatin. Hapa një llotari me emrin: ?Fitorja?. Në lojë brenda vitit u futën 1 mijë veta. Kushdo mund të vendoste në ?bankën? time 50 mijë lekë. Interesi ishte 10 përqind në muaj. Fitoja unë. Fitonte edhe populli. Njerëzit vinin me dëshirë. E dinin që unë isha rome. Kishin besim tek aftësitë e mia. Prapa kisha investitorë italianë…Shtova edhe investitorë grekë. Shto investime e huaja, ngri interesat. Jo për vete. Për shqiptarët. Kur interesat arritën 50 përqind në muaj, njerëzit zini radhë që në pikë të sabahut! Në defterin tim kisha 13 mijë shqiptarë që mbanin familjet me bukë!…Pa punuar. Duke pirë kafge?! Dështova? Jo për fajin tim. Fajin e ka policia që më mbylli firmën…?
Bashkim Driza dhe Rrapush Xhaferi në vitin 1996, ishin personazhet më popullorë në Shqipëri. Për ta thureshin kengë. Poema. Tregime. Njerëzit i ndiqnin nga pas, sikur të ishte ngjallur mesija. Si rrodhën ngjarjet? Bashkimi kishte punuar në ministrinë e Mbrendëshme deri në vitin 1990. Emigroi. U rikthye në Shqipëri. Rrapushi kishte punuar në ushtri. E nxorrën në pension. U takuan Bashkimi me Rrapushin në vitin 1994. Vendosën të krijojnë një parti. Në fillim e ?pagëzuan? : ?Populli?. I pari u bë kryetar. I dyti nën kryetar. Partia mbeti në letër: nuk u regjistrua në ministrinë e Drejtësisë. Një vit më von partia u ?mbars? dhe lindi dy fondacione. Një me emerin ?Populli?. President Bashkim Drizës. I dyti ?Xhaferi?. President Rrapush Xhaferi. Të dy fondacionet hapën sportelet. Mblidhnin para me interesa. Në fillim interesat ishin 7- 10 përqind. Shto ujë e shto miell, në garë me fondacionet e tjera, dhe interesat mujore kapën ?qiellin?: 50-60 përqind.
Me një kapter ushtrie, Vehbi Alimuça, nis edhe aventura e kompanisë ?VEFA?. ?Ushtria? e kapter Vehbiut arriti në 60 mijë kreditorë. Si ?VEFA? ishte ?Gjallica?. Me 82 mijë kreditorë. Po kështu ?Silva?; ?Kamberi? dhe 20 kompani e fondacione. Shqiptarët e varfër shitën shtëpi e katandi. Pratë i bënë rush e kumbulla bosët e piramidave?!
Shkurt 1997. Në ekran e TVSH doli Blerim Çela, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit: ?Kompania ?Gjallica? ka sposorizuar fushatën e PD-së me 50 mijë dollarë; PR-në me 5 mijë dollarë. Para kanë marrë gazetat: ?Koha Jonë?, ?Albania? etj…. Ka demokratë, socialistë, ballistë, gazetarë, artistë që kanë marrë para me ?thasë??! Ambasadori italian në Shqipëri Frasino, tha në parlamentin e Italisë: ?Në skemat piramidale të Shqipërisë ka zënë vend edhe mafia italiane?! Vefa-Italia ka investuar 6 milinë dollarë në Leçe. Janë hapur disa supermarkete në Itali.? Biro o Mina! Me paratë e shqiptarëve të varfër, u investua në Italinë e pasur?!
Kaosi që ?mbollën? piramidat
13 janar 1997. Arrestohet Rrapush Xhaferri. Me origjinë nga Lushnja. Myzeqarët rrebelohet. U arrestua gjenerali i parave?! Hapu dhe të futem! Me pishtar në dorë turma dogji bashkinë dhe kinemanë. Disa ditë më vonë, turma të ardhura nga fshatrat shkatërrojnë çdo institucion që nga komisariati i policisë deri tek banka e Kursimeve. Për të qetësuar qytetarët, në Lushnjë shkoi Tritan Shehu, krytar i PD-së. E rrëmbejnë banditët. E dërgojnë në stadjum. E mbajnë disa orë peng.
Nis zinxhiri i ?epidemisë? së krimi. Nga Lushnja në Berat. 30-40 të rinj rrethojnë komisiariatin e policisë. Në fillim si punë shakaje. Pastaj u shtuan njerëzit. Në krye u vendosën socialistët e degës së PS. Kërkonin paratë. Shanin qeverinë. U bënë turmë. Hapën derën e komisariatit të policisë. U ngitën në katin e dytë. Askush nuk kundërshtoi. Askush nga policët nuk nxori koburet nga brezi. Komisariati i policisë në fillimn u plaçkit. Pastaj ju vu ?shkrepsja?. I braktisur nga policët, turma u bë zot i qytetit. Vidh të vjedhim. Vri të vrasim?! Digj të djegim?!..Brenda javës ligjin e bënin bandat me kallash në duar. Mbi të gjithë shkëlqeu banda e Altin Dardhën. Nisi rrëmbimi i çupave që u degdisën prostituta në Greqi e Itali. Rrëmbime për gjoba. ( Ke vrarë ndonjë grua shtatzanë?…Jo!…As unë!…E provojmë?…Të dy banditët morën nishan. Breshëri. Në mes të sheshit një grua shtatzanë u shtri për tokë! Kronikë e vitit 1997-të.)
Partisë Socialiste organizon turmat në qëndër të Tiranës. Përplasje me policinë. Gurë mbi skafandra. Shkopij mbi policët paqësorë?! Plagosen disa opozitarë. Për ?inat të sime vjerre? turmat shkatërrojnë “Muzeun Historik Kombëtar”, “Pallatin e Kulturës”, xhaminë e ?Et’hem Beut”.
Në Vlorë digjet bashkia. Flamuri rrëzohet në tokë. Në portretin e Ismail Qemalit pikturohet me thikë një kryq ortodoks. Në qytet shpërndahen hartat e Vorio Epirit. Qytetarët protestojnë duke ngritur tre gishta përpjetë. Paradoks! Simbole sërbe në Vlorë?! Disa ditë më vonë, në një miting në Tiranë foli Neritan Ceka: ?Sipas Berishës, tre gishtat e ngritura përpjetë në Vlorë duan të thonë. Opozita kërkon: 1.Qeverinë. 2.Paratë e grabitura në piramida. 3. Sheshet për demonstarta. Unë them tre gishtat simbolizojnë: Të djathtën, qëndrën dhe të majtën e bashkuar?!?
30 janar 1997. Formohet “Forumi për Demokraci” me ?frymëzimin? e ambasadës amerikane. Koha ka hedhur ?pluhur?. Po ta ?fshijmë? do gjejmë në krye të forumit tre ish të burgosur të regjimit komunist. Daut Gumeni, i propozuar nga fondacioni “Soros”. Fatos Lubonja nga “Komiteti Shqiptar i Helsinkit”. Kurt Kola, kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë…

Të largohet Berisha nga Partia!

13 Shkurt 1997. Në orën 11 ishte parashikuar të bëhej mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së. Shtyhet për në orën 14. Para PD-së rreth 2000 militantë të tensionuar. Së bashku me Agron Musarain dhe Maks Cikulin, të tre deputetë, bëjmë një shëtitje në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?. Grupe grupe socialistët dhe fansat e tyre pushtojnë bulevardin. Presin një shënjë. Një sinjal që të ndodhi metamaorfoza: Nga socialistë në turma- për të uluritur, për të goditur, për të grabitur?! Diku, pashë Servet Pëllumbin mes socialistëve. Më tej Luan Hajdaraga, Musa Ulqini, Namik Dokle, Rexhep Mejdani. ( Ende nuk ishte bërë President që të shëtiste me makinë.)
Merita Zaloshnja, anëtare e kryesisë së PD-së, më kishte treguar se një natë më parë ishte bërë mbledhje e Kryesisë së PD. Debate të ashpra. Dashamir Shehi, Bashkim Kopliku por edhe Albert Brojka ( Kryetar i Bashkisë në Tiranë) kishin kërkuar shkarkimin e Meksit. ?Heqim Meksin, paskëshin thënë të lartpërmendurit dhe bëjmë një qeveri ndryshe. Le ta quajmë qeveri të Unitetit ose të Shpëtimit Kombëtar. Nuk është ndonjë hata e madhe. I bën mirë pushimi edhe Meksit. 5 vjet kryeministër, u rroptua për këtë të shkretë Shqipëri?!? Natyrisht, ishte ?rrahur ujë në hava.? Nuk ishte marrë asnjë vendim.
Nisi mbledhje e Këshillit Kombëtar. U ngrit Dashamir Shehi. Më parë se ta dëgjojmë le të themi dy llafe për karierën e tij politike. U bashkua që në fillim me Partinë Demokratike. Në vitin 1992 u bë ministër. Nga mesi i vitit 1994, u ngjit në majat e politikës: Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ministër i Ndërtimit dhe zëvendëskryeministër. Unë mendoja se ishte një ndër politikanët me potencë dhe kulturë, veç të tjerash, falë dhe aftësive si orator.
Por le t?i kthehemi kronikës së kohës. Në fillim Dashamir Shehi foli në përgjithësi. Pastaj nxorri nga xhepi një letër. Nëpër dhëmbë, tha se letrën e kishte bërë në konsulentë me Marliza Linon, ambasadoren e Amerikës. Në kartë ishin shkruar 14 pika, të cilat sipas autorit përbënin një promemorje. Nga moria e pikave, ia vlen të përmenden vetëm dy. Së pari, Presidenti të largohet nga PD-ja. Argument: Nuk është pak për një lider partie të jetë President. Kjo është edhe përvoja perëndimore, e Evropës ku ne kemi vendosur të shkojmë. Së dyti, të krijohet një qeveri e shpëtimit kombëtar. Jemi në kohë për ta bërë këtë hap…
Berisha u përgjegj flak për flakë: ?Dëgjo Zoti Shehi! Në se mburre, që kartën e ke ?gatuar? me ambasadoren, tregon se je politikan dritëshkurtër. Diplomatën e huaj venë e vinë. Idetë e tua të kujtojnë një ?përrallë? sa të vjetër, aqë edhe të njohur në Patinë Demokratike. Unë kurrë nuk largohem nga partia. Fjalët tuaja nuk më impresionojnë: Në botë ka shumë liderë, që kur kalojnë në ekzekutiv, nuk largohen nga partitë! Po ti, Zoti Dashamir, ke qenë i përkëdheluri i partisë. Ke dy vjet që voton kundër çdo vendimi të PD-së. Të kemi toleruar. Nuk do të tolerojmë!… Vetëm kur të largohesh nga Partia Demokratike ke për të parë se sa do të vlen lëkura…
Pas tre ditëve në disa gazeta u botua një mocion me titull:?Prememorje?. Bëjnë pjesë 14 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së. Mes tyre pesë deputetë: Dashamir Shehi, Alfred Serreqi, Tomorr Dosti, Ariana Nati, Bashkim Kopliku. Një ditë më vonë, Bashkim Kopliku deklaroi në ?Zërin e Amerikës?: ? Firma ime është një fallcifikim?Unë jam vetëm për heqjen e Meksit si kryeministër.? Gazeta ?Albania? me humor, boton qeverinë e ardhëshme. Kryeministër – Daut Gumeni, nga ?Forumi për Demokraci?. Zëvendës i tij-Dashamir Shehi, nga prememorja…

Ten Siao Pin

18 shkurt ?97.Vdiq Ten Siao Pin. 92 vjeç. Në vitin 1966, tha në Kongresin e Partisë Komuniste, një proverb të huazuar nga Konfuci: ?Nuk ka rëndësi boja e maces: E bardhë osë e zezë. Rëndësi ka të hajë mij.? Kthehet në pushtet në vitin 1978. Politikani në hije! Nuk ishte as president e as kryeministër. ?Mbolli? brenda komunizmit kinez, ekonominë kapitaliste. Babai i fiolozofisë: ? Një shtet-dy sisteme.? Me këtë filozofi u bë bashkimi i Hong Kongut me Kinën.
Teni, ka bërë histori me dy ?fytyra?. Reformator liberal në ekonomi. Radikal në të drejtat e njeriut. Në kulmin e pushtetit, Teni urdhëroi shtypjen e demostartave në Sheshin Tjen Anmen, në vitin 1989. Ushtria e Kuqe, me tankset përpara, shtypën ose vranë 3000 student, pikërisht në kohën kur u rrëzua muri që ndante Berlinin?!

Studentë vlonjatë në grevë urie
20 shkurt 1997 . Vlora ziente. Një dorë e ?fshehtë? organizonte çdo gjë. Diku vihej zjarri. Diku jepeshin ndihma. Dikush gjente makina për të transportuar turmat. Një herë hidhej parrull greke. Pastaj me komandë ngriheshin tre gishta përpjetë. Niste kënga: ?Ja do bëhet Vlora jonë, ja do bëhet shkrumb e hi!?. Në gazetën ?Koha Jonë? botoheshin artikuj, jo rrallë me porosi?! U hodh ideja e grevës së urisë. Një huazim me grevën e urisë të vitit 1991 për të rrëzuar monumentin e Enverit në Tiranë. Dhe, në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, 50 studentë hyjnë në grevë uri. Demek! Hanin e pinin, duke bërë poza para kamerave të huaja. Turmat bënin pelegrinash. ?Karikoheshin? nga djemt e vajzat në grevë urie. Pastaj marshonin drejt sheshit të ?Flamurit?. Ndërkohë, një grup studentësh vlonjatë takohen me Presidentin Berisha. Biseda u transmentua në TVSH.
Presidenti:- Kini përpara dy alternative. E para, radikale. E dyta, të bëjmë bisedime. Ju zgjidhni cilën rrugë të doni.
Studentët:- Çfarë t?u themi shokëve në Vlorë? Ata duan paratë e humbura në piramida?!
Presidenti:- Jo çdo gjë mund ta bëjë qeveria. Ajo merr përsipër të japi kredi të buta, për ata që kanë humbur shtëpitë. Ndihmë social, për ata që nuk kanë mjete jetese. Më parë duhet të mblidhen kreditorët. Të kenë një përfaqësi. Ata duhet të vendosin. Komisioni qeveritar i ngritu këto ditë, vetëm mund të ndihmojë. Edhe ju studentët, ngrini një grup për të gjykuar mbi transparencën e firmës ?Gjallica?

Për mustaqet e Leka Meksit?!

28 shkurt 1997. Nis seanca plenare në parlament. Fjalën e mori kryeministri: ?Ju e dini që është djegur dhe plaçkitur Lushnja, Berati, Saranda a Gramshi….Në se para gjysëm ore, është djegur Albpetroli, me arkivin e tij që kushton milona dollarë, kjo do të thotë se rebelët nuk e kanë me qeverinë. As me Leka Meksin! As me mustaqet e tij! E kanë me Shqipërinë… Duhet t?i dalim të keqes përpara. Duhet të shpallim, që sot gjëndjen e jashtëzakonëshme! Sa nuk është vonë! Sa pa u djegur Shqipëria!? Kaq tha Meksi dhe u ul në sallë. Kundërshtojnë të gjithë. Më të zjarrtë Sabri Godo, Gëzim Zilja, Selim Belortaja. Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, me zë melankolik tha: ?Unë do të absenoj, por do të zbatoj çdo ligj të parlamentit. Kështu e konceptoj unë detyrën e ministrit të Mbrojtjes!? Disa ditë më vonë, Safet Zhulali u largua nga Shqipëria?!
Mbyllet seanca plenare. Nisi mbledhja e grupit. Janë po ata deputetë. Deputetët rozë ende vazhdojnë bojkotin. Pa kamera. Filluan debatet. Mish-mash. Nuk e merrte vesh i pari të dytin. Të gjithë flisnin. Të gjithë kishin vënë në shinjestër qeverinë. U dëgju një zë kumbues. Ishte Agron Musarai, ish ministër i rendit: ?Nuk ka forcë policia të mbrojë vendin? Përgjigjen e dua nga ministri i rendit!?… Policia është treguar e matur! Jemi vend demokratik!…Pse nuk thonë që ?gjëmën? po e gatuajmë me duart tona!…Polici nuk e ka koburen si stoli, kur sheh që bandidi përdhunon shtetin, o derëziu ministër?!
Vjen Presidenti. Shpjegon gjendjen e vështirë. Flet për komplot të kuq. Të vrarë. Sulm mbi policët. Pastaj shpjegon konceptin e gjendjes së jashtëzakonëshme. Nisën përsëri debatet. Në fund u la të bëhet një projektligj! Një ditë më vonë. Projektligji nuk u praqit. Në parlament nisi një rrëmujë e vërtetë. Secili fliste kodra pas bregut. Më të ashpër deputetët e Vlorës
E njëjta ditë. Ora 19. BBS-ja jep një deklaratë të Kinkelit, ministri i Jashtëm i Gjermanisë. Kish thënë se do të ishte avokat i Shqipërisë. Deklarata, nga toni i ashpër, të kujtonte një prokuror. Nuk ishte dakort për të vendosur gjendjen e jashtëzakonëshme. Iso i mbajti, po thua, i gjithë shtypi evropian. Më e rreptë medja angleze!?…Meksi, mbeti si titulli i romanit sovjetik: “Edhe i vetëm trim në luftë”!
Meksi jep dorëheqje
2 mars. Jep dorëheqjen qeveria Meksi. Në Vlorë dëgjohet ?melodia? e kallashit. Studentët i japin fund grevës së urisë, me shishe ?shapanje? në duar?! Bashkim Gazidede, drejtor i SHIK – merr yllin e gjeneralit për të vendosur rendin!… Mbyllen shkollat. U ndalua botimi i gazetave, me përjashtim të ?RD?-së. Në Kavajë, mbi 5000 demokratë armatosen për të mbrojtur qytetin. Digjet në Tiranë redaksia e gazetës “Koha Jonë”. Një ditë më vonë u vendos Gjendja e Jashtëzakonshme. Ata që e kundërshtuan propozimin e kryeministrit Meksi një javë më parë, tani bënë hosona! Si ta shpegosh këtë qëndrim? Ku ishte diplomacia evropiane?! Pyetje enigmë. Vështirë të parashikosh se çfarë do të ngjiste. Një gjë është e sigurtë, sipas Meksit: ?Vonesa në vendosjen e gjendjes së jashtëzakonëshme, e shpejtoi procesin e shkatërrimit të Shqipërisë!?

Berisha rizgjidhet Presidemnt

3 mars 1997. Në sallën e parlamentit, zunë vend deputetët demokratë me aleatët e tyre. Do të rizgjidhej Presidenti. Disa fjalë. Pak proçedura. Kutitë e votimit përpara…Në pritje, mendja ime mori arratinë…Qëndroi në të njejtën sallë, ku Berisha u zgjodh President për herë të parë:
Pranverë 1992. Cili ishte skenari I jetës politike? PD-ja kishte larguar nga pushteti Partinë e Punës. Ende nuk ishte zgjedhur Presidenti. Pa President nuk kishte as qeveri. Kjo do të thotë se të gjithë “ëndërronin” për një të shkretë karrige. Ndërkohë në PD-ë ishte kristalizuar një grup fraksionist. Nga ky grupim lindën moconistët. ( Sa për kureshtarët, nuk është më sekret, sepse e kam botuar në një nga kronikat e mia: Unë kam qënë një çikë mocionist -si puna e asaj virgjëreshës që kish qënë një çikë me barrë!) Pastaj ndodhi metamorfoza: Mocionistët krijuan Partinë Aleanca Demokratike e të tjera e të tjera!
Mbrëmjen që do të zgjidhej Presidenti I Republikës, unë përfundova në klub me Teodor Kekon. Të dy kishim bindjen se ishim të paaftë për pushtet, prandaj diskutonim për shtatë palë qejfe. Idenë e parë e hodhi Dori:
-Sikur të pimë nga një të vockël! Paguaj unë, me honoraret që do të më japësh ti si kryeredaktori I RD-së!
Unë:- Dakort! Por kam një mendim: Berisha e ka të sigurtë fronë e Presidentit. Po nuk fitoi me dy të tretat e votave, kurorëzohet me 50 për qind! Po votuam ne të dy kundra, Berisha fiton me variantin e dytë. Ky “dështim” I vogël, ndoshta do të jetë një mësim I madh për të ardhmen politike të Berishës!
Dori:- Më pëlqen ideja, por më parë le të bëjmë llogaritë?Kemi pro për Berishën partitë e Gjinushit me Godon. Do jenë aleatë në qevri. Mocionistët kundra?Po të fusim edhe dy votat tona, Saliu nuk fiton me raundin e parë! Do të jetë kryevepër!
Pasi përsëritëm ca mbledhje e ca zbritje, hodhëm me eks edhe nga një dopjo konjak dhe u futëm në sallë?Filloi votimi I fshehtë dhe nominal. Teodori hiqte viza?Nisi numërimi I votave?U dëgjua një zë nga podjumi: Sali Berisha shpallet President me dy të treta e votave!?Mbi kokat tona, një fëmër që qëndronte në lozhë “tundte” një shishe shampanjë!
Unë:- Dori! Na vajtën llogaritë për dhjamë qëni!
Todori:- Vizat e mija tregojnë se votë-pro kanë futur në kuti të gjithë mocionistët?!?Mendojnë se mund të rrëmbejnë ndonjë “kockë” nga Berisha!…I gënjen mendja! ?Torta? është ndarë tashmë…
…Pasi e lashë mendjen të ?kullosi? në vite, e riktheva në sallën e parlamentit për të rivotuar Berishën për herë të dytë. Nisi votimi I fshehtë dhe nominal?Fillojë numërimi I votave?Sali Berisha shpallet President! Asnjë deputet që kishte firmosur Promemorjen nuk votojë kundra!

Skenar për film horror

4 mars 1997 . Rebelët në Vlorë pushtojnë bazën ushtarake të Pashalimanit. Turma të armatosura sulmojnë dhe djegin godinën e SHIK. 3 punonjës digjen të gjallë. Lek Qoku, efektiv i SHIK, masakrohet me sopatë në hollin e universitetit. Ura e Mifolit, mes rrugës Vlorë-Fier, bllokohet dhe minohet. Ngrihen kudo barrikada për të penguar hyrjen e ushtrisë dhe SHIK-ut. Sulmohet aeroporti i ?Rinasit” nga fshatarë të zonave përreth. Plaçkitet universiteti Bujqësor i Tiranës. Në fshatin Levan të Fierit ndodh masakra më e madhe e vitit 1997: Përleshje midis arixhinjve dhe njërës prej bandave më të rrezikshme të vendit. Bilanci: 110 të vdekur?!
2 pilotë rrëmbejnë një aeroplan në Kuçovë dhe fluturojnë drejt Italisë?! Kërkojnë strehim politik?!

Një Haxhi Qamil i ditëve tona

Formohet “Komiteti i Shpëtimit Publik? në Vlorës. Kryetar: Albert Shyti. Një Haxhi Qamil i kohës sonë. Kishte qënë emigrant ne Greqi. Kthehet më 1 mars dhe ngre flamurin grek në Himarë. Nga Himara ?kërcen? në Vlorë. Në një reportazh të gazetës ?Koha Jonë? Albert Shytit i vihet ?kurora? e Presidentit të ardhshëm të Shqipërisë?!? Krahu i armatosur i komitetit: Myrteza Çaushi. I njohur si Zani, “I forti i Vlorës”. Kur Kryeminsitri i Italisë Romano Prodi mbriti në Vlorë, për ?ëngjëll mbrojtës? kishte Zanin, me kallash në qafë?
5 mars 1997. Saranda shpall autonominë. Lajm nga stacioni televiziv grek “Mega” : “Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit…Shqipëria ndahet në mes nga lumi Shkumbin. Ky lumë bën edhe ndarjen e vendit në bazë të përkatësisë fetare dhe gjuhësore. Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në jug të vendit ku popullsia është greqishtfolëse”. Stacioni televiziv grek “Sky”: “Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës. Kanë vendosur të sulmojne në darkë Gjirokastrën. Në sheshin e Sarandës janë kapur tre punonjës të SHIK. Të tre nga veriu. Po bëhet gjyq popullor për dënimin e tyre! Një ditë më parë, në Qafë-Gjashtë një agjent i SHIK është djegur i gjallë.?

Bashkim Fino kryeministër

9 mars 1997. Ora 10. Partitë në tavolinë me Presidentin. Doktori propozon Krijimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Deklarta ka pesë pika. Pika dy u fut me këmbënguljen e Meidanit, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste: ?Amnisti për të gjithë civilët dhe ushtarakët.?
E martë, 11 mars 1997. Në kulmin e kaosit, TVSH-ja njeh popullin me Kryeministrin. Ai është Bashkim Fino. 35 vjeç. Por mbiemri Fino, nuk i dha fund rebelimit as në Gjirokastër: 9 ish – oficerë të lartë, kundërshtuan zgjidhjen politike. Urdhëri i tyre: Të jenë pjestarë në qeveri.
E vlen të themi dy fjalë për Bashkim Finon. Më 20 tetorit ?96, dorëzoi stafetën e Kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës. Kishte miq e shokë. Parapëlqente te pinte ndonjë kafe me bisht tek ?Andipetroli?. Një nga kryeveprat, sot e bërë hi e pluhur, të kompanisë ?Gjallica?. Shqipëria e njohu vetëm kur u pagëzua kryeministër. Pas Meksit që u fshihej kamerave, zoti Fino u bë personazhi më i pëlqyer i ekranit te vogël. Për pasmedjen elektronike italiane, greke, franceze, amerikane, angleze gati-gati Bashkim Fino u kthye në një ?shpëtimtar? për popullin shqiptar!
Rrallë ka ndodhur në jetën politike të një kryeministri një start i tillë plot shkëlqim. Ende pa mbushur disa ditë dhe një kryqëzor italian u afrua në brigjet e Vlorës. Aty u bë takimi me Vranickin,Van Mirlon-ministër i Jashtëm i Hollandës, Dinin-ministër i jashtëm i Italisë. Ishin edhe disa ministra të qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Kishte edhe nga pushteti i zgjedhur i Vlorës. Por kishte edhe nga Komiteti i Shpëtimit Qytetar. Një shaka e vogël.
Pastaj vazhduan viagot. Në fillim në Romë. Pritje e percjellje. Parada ushtarake. Darka. Dreka. Ikë e ikë dhe erdhi dita e përvjetorit të traktatit të Romës. U mblodhën kryeministra nga 16 vende te Evropës. 15 ishin nga Bashkimi Evropian. I gjashtëmbëdhjeti ishte Bashkimi nga Shqipëria.

Prodi me hilokopter në Gjirokastër

Nuk vonoi edhe ftesa nga Athina. Një ditë para nisjes për në Greqi zoti Fino shkoi në Gjirokastër. U çmall me njerezit e shtëpisë. Bëri edhe takime. Bisedoi me të zgjedhur e të pa zgjedhur. Në agimin e ditës kur po nisej për në Athinë, ndodhi një nga ngjarjet më spektakulare te jetës politike shqiptare. Prodi, kryeministri i Italisë, me helikopter zbriti në areoportin e vogël të Gjirokastrës. Përqafime. Puthje. Po pse të gjitha këto? Sepse Prodi kishte hall se mos Simitisi ( kryeministri i Greqisë) i rrëmbente Bashkimin!
U vonua pak Bashkimi në nisje. Të na bëhën merak grekëria! Biro o Mina! Bërtiste Simitisi, sa u tund Greqia nga tërmeti, gjë që do të shtynte ndeshjen e futbollistëve tanë me ata të Greqisë! Por Lavdi Zotit, Bashkimi arriti…Për nga protokolli Athina nuk qëndroi pas Romës. Simitis, Pangallos-ministër i Jashtëm, Presidenti. Edhe atje fluturoi ministri i jashtëm hollandez.

Vranicki si kokë turku…

14 mars 1997. Ish kancelari austriak pranon të niset drejt Shqipërisë! Nuk do të jetë e largët dita, kur do të mallkojë veten pse tha: YES!…
Më 17 mars Vranicki vendosi të shkoi në Vlorë. Haberi mbriti tek Berisha…Presidenti del në konferencë shtyp: Vrancki shkon në Vlorë të takojë Zani Çaushin?… Dhe Vranicki shkoi në zyrë të Berishës. Si cjapi tek kasapi. Dmth ndërroi mendje… Është një fitore e lehtë e Berishës, por një fitore si e Pirros, po të kemi parasysh se kundërshtari është tepër i fuqishëm. (Në gazetën ? Koha Jonë?, duke mos i ditur përfundimin e bisedës midis Presidentit dhe Vranickit, shkruhet: Berisha në Presidencë – Vranicki ne Vlorë! )

Vlora-kryeqytet?!
Krijohet “Komiteti i Jugut”. Dy kërkesa: Së pari, dorëheqjen e Berishës. Së dyti, kthimin e parave. Komitet propozon shpalljen e Vlorës, kryeqytet të vendit dhe formimin e një shteti të ri të ndarë nga Tirana. Qytetet në duart e bandave: Poliçani, Këlcyra, Përmeti, Kuçova, Delvina, Saranda, Skrapari, Berati, Gjirokastra, Himara, Memaliaj, Tepelena, Vlora, Burreli, Korça, Elbasani, Lezha dhe Laçi. Tirana në prag të pushtimit nga rebelët. Sulmohet presidenca. Berisha përjeton natën më të rrezikshme të jetës së tij. Shpërthen burgu më i sigurt i vendit, burgu 3 në Tiranë. Të fundit që dalin nga burgu janë Fatos Nano dhe Ramiz Alia. Disa qindra vullnetarë kryesisht nga veriu, mbrojnë kryeqytetin. Ismail Kadare në ?Zërin e Amerikës? thekson: “Ora e Shqipërisë është kthyer prapa: në luftën civile midis nacionalistëve dhe komunistëve në vitet 1943-44”. Agjencia franceze e lajmeve AFP : “Trazirat në Shqipëri janë një grusht shteti i ushtarakëve”.
Berisha: Le të më gjykojë historia

14 mars 1997. Ora 20. Mora në telefon Genc Pollon, këshilltarin e Berishës. Ishte në Presidencë…Bisedë limonatë…Instiktivisht pyeta: Dua të takoj ndonjë ditë Berishën… Ta shohim,-tha Genci…Natën e mirë… Takimi me Berishën, nuk më interesonte për kredo politike, edhe pse në atë mot isha deputet. Komadonte instikti i gazetarit…Ora 23. Ra telefoni:
-Shoku Mitro, të pret Presidenti. Pas 10 minutash, do të vijë një makinë…
Mbeta i shokuar. E kam thënë: nuk e fut veten në grupimin e njerëzve trima. Si tja bëj? Në situata të tilla, sipas Filipit, Mitrua shtrohet në spitalë! Po ku ka spitale sot, kur në qiell sheh më shumë plumba se sa yje?!… Një breshëri mitrolozi më solli në vete. Me zhurmën e kallashit ishim ambjentuar. Jetojnim në mbretërinë e kallashit?! Hodha një gotë raki, bëra kryq tre herë, kërkova mbrojtjen e Profetit Ilia dhe u nisa…
Dola jashtë. Ishte errësirë. Dritë bënin vetëm armët! Në funt të rrugës një makinë. Hipa. Shoferin e njihja: Ishte një miku im i vjetër. Prapa qëndronin dy djem të rinj. Në duar shtërgonin armët. Rrugët ishin të shkreta. Tirana po jepte shpirt. Ecnim me shpejtësi të madhe. Në presidencë u futëm nga dera kryesor.
Rreth presidencës kërciste pushka. Disa momente më parë, një mikrobuz kishte zbrazur armët mureve. Tre-katër ushtarë të gardës, qarkullonin duke qëlluar nga njeri cep i presidencës tek tjetri. Lëviznin për të krijuar imazhin se ishte një bataljon i tërë! Me kobure ishin armatosur edhe këshilltarët e Presidentit: Pollo me Fatos Bejën… U ngjita në katin e dytë. Sekretare ishte Eda. Ke frikë?…Në fillim. Tani u mësova!… Po Diana( sekretare) ku është?… Ka ikur në Belgjikë…Mund të telefonosh në shtëpi zonjën time? Thuaj: Plumbat e kursyen Mitron, sepse nuk ka kush e shkruan kronikën e këtyrë bëmave?…
Dera ishte dy fishe. Hapa të parën. Të dytën e hapi Berisha. Kishte veshur një këmishë të bardhë… Do marrim nga një kafe?… Nuk pi kafe pas orës 16. Një lëng!… Ai porositi kafe. Për disa çaste qëndruam në heshtje. Unë e vëzhgoja me sytë e gazetarit. Ishte i dëshpëruar, më shumë se i lodhur. Kjo lexohej në ballë. Kjo dukej në sytë e skuqur. Nisi të flasi, ndërsa filxhanin e kafes e mbante pezull:
-Këto ditë marsi, kanë qënë më të vështirat në jetën time. U bëra gati disa herë të jap dorëheqje. E shkrova mesazhin për popullin. Bisedova edhe me televizionin. Luftova me veten time. Dëgjo Mitro! Po të jepja dorëheqje, krijohej një precedent i rrezikshëm! Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një vend, se sa dorëzimi pa kushte, braktisja e detyrës nga Presidenti! Do të na merrte historia… Prandaj vendosa të thërras tavolinën e partive …Le të më gjykojë historia për vendimin tim!

Gazetari anglez Tim Judah në shtëpinë time

16 Mars ?97. Në hotel ?Rogner? kishte më shumë gazetarë dhe telekronistë të huaj, se sa karrike. Një paradoks për peshën e Shqipërisë në gjeopolitikën globale!
Mes tyre edhe gazetari i njohur anglez Tim Judah. Anglezi kujton: ?Meksi kishte dhënë dorëheqje. Fino kryeministër! Berisha, President vetëm de juro. Në mëngjes takova Armand Shkullakun, gazetar në gazetën ?Koha Jonë?. Më bëri një propozim. A shkojmë takojmë ish-shefin tim?… Dhe ne shkuam në shtëpinë e Mitro Çelës, deputeti i PD-së. Mua më interesonte një mbledhje e grupit parlamentar të PD-së. Kisha dëgjuar, tavolinave, se Berisha ishte vënë me shpatulla për muri. E kishte humbur, siç më tha një politikan socialist, si Xhaferri simiten. Para sulmit të deputetit Bashkim Koplikut – Berisha pulë! Kur folën deputetet Dashamir Shehi me Alfred Sereqin – Berisha futi kokën nën tavolinë! Këto komente të nxirrnin në një monopat: Berisha ishte kthyer në një aktor politik të dorës së fundit. Ishte në agoni. Po jepte shpirt si politikan! Punë ditësh, më sqaronte një anëtar i ?Forumit për Demokraci!?
Në atë mot, unë banoja tek ?Xhamllëku?, në rrugën ?Hoxha Tasim?. Kishte rënë nata. Deritat sa vinin, iknin. Trishtim, nga krismat e kallashit jashtë, dhe errësira brenda… Bie dera…. Me qiri në dorë dallova Armando Shollakun. Pas tij një burrë. Bashkë me ta erdhën edhe dritat.
Tom Judah:- Kam dëgjuar se grupi parlamentar i PD-së, e ka vënë me shpatulla pas murit Berishën. Lajm i saktë?
Unë:- Po të ishte lajm i saktë, Berisha nuk do të kishte marrë të gjitha votat e për tu rizgjedhur President! Deputetëve u peshon vota, më shumë se fjala?!
Tom Judah :- A do arratiset Berisha nga Shqipëria?
Unë:-Kurrë!
Tom Judah:- Rebelimi i popullit, do ta nxjerri në pension Presidentin?
Unë:- Sot aksionet politike të Berishës kanë rënë. Por, nuk do jetë e largët dita, kur Doktori do të jetë në qëndër të politikës…
Biseduam gjatë. I fola për humbjen e Referendumit për Kushtetutën në vitin 1994. Tronditjen e Berishës pasi u njoh me lajmin e humbjes. Paralajmërimi i tij për dorëheqje. Mbyllja në zyrë…Pastaj rikthimi…
Tim Judah mbante shënime. Herë pas here më shihte, sikur të isha një qënje jashtë tokësore! Në fund më shtërgoi dorën.
? Zoti Çela! Jam i befasur dhe i çorjentuar nga idetë e tua! Nuk di çfarë të them! Me një fjalë, ma bëre mendjen çorbë, siç thoni ju shqiptarët?! Natën e mirë!?
Pas disa ditësh takova Armando Shollakun. Më tha se Tim Judah, kishte botuar më 26 mars 1997, një artikull në gazetën ?The Herald?. ?Pjesën e luanit? në artikul, e zë biseda në shtëpinë tënde. Duke më dhënë një kopje të artikullit të botuar, më tregoi një detaj.? Kur u larguam nga shtëpija jote, anglezi me pyeti: Mos vallë zoti Mitro është agjent i Berishës?!…I fola…Tundi kokën. Mendova që nuk më besojë!?…
Lexova artikullin e gazetarit anglez. Kishte këtë mesazh: ?Berisha është poshtë, por jo jashtë politikës.? Pardoks?! Marrëzi e shkruar, në atë kohë, nga pena e një ndër yjeve të gazetarisë… Në atë mot, të gjithë gazetarët e huaj, anglezë, francezë, amerikanë, italinë, ishin të bindur: Berisha politikisht ishte i vdekur?!…
Rodhi koha. Dhe ndodhi e pabesueshmja: Riciklimi në politikë I Berishës! Kujt I shkonte ndër mend, pas 29 Qershorit ?97, se Nano do të largohej nga skena politike para Berishës? Do të quhej marrëzi e vitit ?97, të shkruaje kur kërciste kallashnikovi: Pas një viti, Berisha do të bëhet përsëri violinë e parë në jetën politike shqiptare!?

Qeveria turke: Do të pushtojmë Athinën?!
21 mars 1997. Situata politike bëhet shumë e rrezikshme. Greqia kërkon të futet në territorin shqiptar, me pretekstin e mbrojtjes së minoritarëve. Sali Berisha i kërkon ndihmë ushtarake Turqisë. Qeveria turke lëshon një deklaratë: ?Në rast se trupat greke hyjnë në Shqipëri, brenda ditës do të pushtojmë Athinën?!?
Bashkim Gazidede, në një seancë në parlamentin akuzon qarqet greke anti-shqiptare, socialistët shqiptarë, ushtarakët dhe kriminelët për situatën e krijuar. Ai tregon për një plan të qeverisë greke i koduar ?LOTO?. Synimi? “Çlirimin e Vorio-Epirit nga sundimi shqiptar me anë të një rebelimi të armatosur”. Gazidede akuzoi Nicholas Gage (person non-grata në atë kohë në Shqipëri) si financuesit e këtij plani…
Tragjedia e Otrantos: ?Katari i Radës?
28 mars 1997 . Natë. Pus. Anija ?Katari I Radës? mbush ?hambarët?. 120 kladestinë. Shumica nga Vlora. Anija futet në ujrat teritoriale të Italisë. Në horizont një anie luftarake italiane?Përplaset me anien shqiptare. 86 të mbytur. Një nga të mbijetuarit, Krenar Xhavara kujton: ? Ora 5.50. U duk anija italiane ?Sibilla?. Bënte manovra. U afrua. Drejt nesh, një marinar drejtoi mitralozin. Një përplasje. Anija jonë u batua. Llahtar. Britma grash. Ujët akull. 30 minuta italianët na lanë në ujë Pastaj? Nuk lëshuan shkallët e ndihmës, por litarë. Të varur si majmunë?! Na shtynin??.Kryeministri Prodi kërkoi nga drejtësia italiane të gjënte dhe dënonte fajtorët e tragjedisë?. Po Prodi zbardhi një vendim: Secila nga familjarët e viktimave, do të merrte nga 35 mijë euro dëmshpërblim? Këto para nuk u dhanë kurrë?. Nisën hetimet. U hap gjyqi. Gjykata e Brindizit dënoi me tre vjet burg komandantin e anijes ?Sibilla? dhe 4 vjet kapitenin shqiptar?!
Historia nga tragjedi kthehet ne komedi. Nga dheu ?mbiu? një avokate. Shqiptare me origjinë. Martuar me një italian. E quajnë Natasha Shehu. Pretendon se është vajzë jashtë martese e kryeministrit Mehmet Shehu. Natashi e nisi punën si avokate dhe e bitisi si mashtruesi. Vodhi paratë e viktimave?! U padit në gjyq.? Dënohet me 6 muaj burg dhe 300 mijë euro gjobë nga gjykata e Leçes?!… Historia vazhdon. Prokurori i shkallës së dytë në Brindizi ndryshon vendim. Faji i mbetet anies shqiptare…që pasi u godit nga ania italiane, mbyti shqiptarët?! Edhe gjyqtarët italianë bëjnë humor!
Nga ?Pelikani? tek ?Alba”
21 mars 1997. Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1101 dhe ?pagëzoi? operacionin ?Alba?. Pjesmarrja: 6300 ushtarë. Në komandë: Italia. 2800 ushtarë ishin italianë. Franca: 950 ushtarë. Greqia: 760 ushtarë. Spanja: 340 ushtarë. Shumë më pak ushtarë dërgoi Danimarka dhe Austria. SHBA, Angli, Kanada, ?lojtarët? e mëdhej të NATO-s, nuk dërguan asnjë ushtar në Shqipëri.
?Alba? ishte një produkt alla italian për tre arsye. Së pari, Italia kishte përvojë në Shqipëri. Në vitin 1991 i dha ?jetë? operacionit humanitar ?Pelikani?. ( E pyetën ish ambasadorin italian Foresi: Pse e quajtët operacionin me këtë emër?… ?Pelikani është ndoshta i vetmi shpend, i cili mban në sqep ushqim për zogjtë e tij. Dhe ndryshe nga shpendet e tjere, ai ushqen jo vetëm te vegjlit e vet, por edhe zogjtë e të tjerëve. Simbolikë e bukur!?) Së dyti, në Shqipëri një pjesë e popullsisë janë katolikë. Së treti, Italia dhe Greqia ishin dy vende që kërcënoheshin nga ?eksodi? I shqiptarëve, të ?armatosur? me varfëri dhe kallash?!
Ushtarët zbarkuan në Durrës më 15 prill 1997-të, kur ?ferra e kishte marrë uartën? për Shqipërinë. Vendi ishte ndarë në dy pjesë. Në Jug ?qeverisnin? të majtët me ndihmën e kallashëve të bandave. Në Veri demokratët. ?Alba? u fut si pykë në mes, për të penguar një luftë civile mes dy pjesëve të vendit. ?Alba? bëri 1700 operacine. Të dorës së dytë. Nuk mblodhi armë- edhe pse ato ishin sheshit. Nuk u fut në ?zona të nxehta?- Tepelenë, Librazhd, Gramsh a Gjirokastër. Punët ishin ndarë. Ditën ushtarët e huaj patrullonin rrugët me autoblinda. Natën patrullonin bandat me kallash?! ?Alba? mbrojti me ?trimëri? vëzhguesit e OSBE-së, por nuk arrestoi banditët që bënin ligjin në shumë qendra votimi.

Fushata elektorale: tragjedi dhe komedi?!

3 maj 1997. Vendim ?historik??! Shtetrrethimi u ul me një orë. Shqipove u lejohej të qarkulloni nga ora 5 deri në orën 21?! Ironi e fatit për një vend në ?palcë? të Evropës!…Ja dhe një vendim tjetër alla evropian: Më 9 maj, me ?firmën? e të gjorit Vranicki, u arrit marrveshja mes partive: Komitetet e shpëtimit publik të shkrihen 46 ditë para 29 qershorit?! Urra!…Por nuk u shkrinë!…Më 9 maj, tepelenasit vendosin të ndalojnë qarkullimin e makinave me targa të Vlorës?! Sebepi? Banditët e Vlorës kishim marrë peng një bandit nga Tepelena? Më 12 maj u ?thartuan? të fortit e Vlorës. Në mëri e sipër pushtuan komisariatin e policisë dhe vranë një polic?!
Leka Zogu nisi fushatën për referendum: Monarki apo Republikë? Mbreti foli në Berat, pasi më parë e zunë me gurë: “Dje Shqipërisë i duheshin 5 miliardë dollarë për t’u rindërtuar. Sot duhen 10 miliardë dollarë. Po votuat për monarkinë, unë I gjej këto para.?
4 qershor. Berisha shkon për fushatë në fshatin Shkallnur të Durrësit. Disa fjalë?dhe një djalë 25 vjeçar nga Rushbulli, tentoi të hidhte një granatë dore ?E çarmatosin bodigardët?Berisha vazhdoi fjalimin. Në fund tha: ?Terrorizmi është arma e të mundurve!?… Një javë më von. E njeta tablo. Në Elbasan. Kur Berisha po fliste, një grup njerëzish shtinë me armë. U plagosën katër qytetarë dhe dy policë?

Berisha jep dorëheqje

30 qershor. U hapën kutitë e votimit. PS-ja në pushtet. Berisha doli në konferencë shtypi:? Shqiptarët dje votuan që PD-ja të jetë në opozitë? ?Ne humbëm një betejë. Por do të fitojmë të tjera beteja…Të jesh në pushtet është privilegj. Të jesh në opozitë është nder! Do të jem në krye të PD-së. Nuk do të largohem kurrë nga Shqipëria “?
3 korrik 1997. Leka Zogun me 5 mijë veta mbushi sheshin ?Skënderbe?… Shumë trima në vend të qeleshes, shtërgojnë tomson ndër duar! Duket që janë të përjashtëm. Mallkime për Nanon: Vodhi votat e monarkistëve? Turma me Mbretin në ballë u nis drejt KQZ-së, të vendosur në ?Pallatin e Kongreseve?. Tentativë për të hyrë brenda. Pushkë që u zbrazën. U vra Agim Gjonbalaj. U plagosën pesë legalistë?Po më tej? Pas betejës, erdhën deklaratat në konferenca shtypi?Nano paskësh thënë së Monarkia fitoi 20 përqind të votave. Demokratët 40 përqind. Mbreti 60 përqind?Në fund u plakën e u trashëguan, dmth më 12 korrik Leka Zogu u largua nga Tirana. Nuk u paraqit në prokurori?! Nuk pati kërkesë nga Interpoli…
23 korrik. Berisha në konferncë shtypi. E mbajti premtimin. Dha dorëheqje: “Për 5 vjet me radhë kam drejtuar shtetin shqiptar. Rivlerësoni me gjakftohtësi: 5 vitet e demokracisë, dhe 5 muajt e rebelimit?!? Rexhep Meidani zgjidhet President i Republikës. Tirana zhurmon nga krismat e kallashit! Bandat e armatosura ja arritën qëllimit?! Më 11 gusht, forcat speciale të policisë shqiptare u vendosën në Vlorë. Në të njëjtën ditë u larguan ushtarët e operacionit ?Alba?.

Bilanci i rebelimit

3700 të vrarë. 5000 të plagosur. 200 milionë dollarë dëme materiale. Ish-bosi i VEFA-s Vehbi Allmuça u arrestua më 28 prill 1998. U dënua me 20 vjet burg. U lirua nga burgu në vitin 2010. Përfitoi nga amnistia. Presidenti I firmës ?Xhaferri?, Rrapush Xhaferri vdiq në burg. I sëmurë. Bashkim Driza i fondacionit ?Populli?, u arrestua në Uruguaj. Për vonesa burokratike në kërkesën për ekstradim, u lirua nga burgu. Shemsie Kadria dhe Fitim Gërxhalliu, çifti presidencial I firmës “Gjallicës” janë të lirë…Zani Çaushi u arrestua më 28 shtator të vitit 1997, së bashku me 17 anëtarë të bandës së tij. U dënua me burgim të përjetshëm… U dënuan, në mungesë: Safet Zhulali- ish ministër i Mbrojtjes: Agim Shehu – ish zëvendës ministër i Rendit; Bashkim Gazidede- ish shef i SHIK etj.

Lajmet e fundit nga