LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vettingu/Zbardhet drafti i propozuar nga Euralius

27 Korrik 2016, 12:29, Aktualitet CNA

Pas miratimit të ndryshimeve të Kushtetuese, ndërkombëtarët kanë shtuar presionet që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë sa më parë edhe pr/ligjet që do të mundësojnë zbatimin e reformës në drejtësi, mes të cilëve është edhe ai i Vettingut.

E ndërsa duket se kjo kërkesë e ndërkombëtarëve ka një dakordësi nga Partia Socialiste, e cila është shprehur dakort për mbledhjen e Parlamentit, burime nga PD theksojnë se ekspertët e kësaj partie kërkojnë më shumë kohë në dispozicion për t?u njohur me draftin e propozuar nga ekspertët e Euralius.

Drafti i propozuar nga ekspertët e Euralius

Neni 6

Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit

Anëtar i Komisionit dhe gjyqtar i Kolegjit të Apelimit zgjidhet shtetasi shqiptar që plotëson kriteret e mëposhtme:

ë) nuk ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë parashikuar në vendimin nr. 12 atë 02.04.2015 të Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësië;

Neni 7

Përzgjedhja e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit

Presidenti i Republikës shpall vendet vakante për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend.

Kandidati aplikon menjëhere me publikimin  e vendeve vakante. Kërkesa regjistrohet në regjistrin e protokollit të Presidentit të Republikës. Kandidati pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumenteve të paraqitura.

Në kërkesën që paraqet, kandidati mund të parashtrojë vendin vakant për të cilin është i interesuar të aplikojë. Në rast se kandidati nuk ka parashtruar asnjë preferencë për vendin vakant, konsiderohet që ai aplikon për të gjithë vendet vakante. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 2 (dy) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Presidenti i Republikës përpilon një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale.

Në rast se Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi të Aneks Kushtetutës, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

6.Presidenti i Republikës, Operacioni Ndërkomëbtar i Monitorimit dhe Kuvendi janë të detyruar të  vijojnë me përzgjdhjen e kandidatëveve për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit sipas parashikimeve të nenit C të Aneks Kushtetutës.

Neni 10

Organizimi i Komisionit

Komisioni organizohet në 4 (katër) trupa gjykuese të përbërë nga 3 anëtarë, të cilët caktohen me short. Anëtarët zëvendësues caktohen me short.

Shpërndarja e çështjeve në trupat gjykuese bëhet me short ku përcaktohet edhe anëtari relator.

Trupi gjykues i Komisionit kryesohet nga kryetari i trupit gjykues, i cili zgjidhet nga radhët e anëtarëve te tij. Në mungesë të kryetarit, trupa drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë.

Neni 14

Organizimi dhe administrata e institucioneve të rivlerësimit

1.Institucionet e rivlerësimit kanë personel dhe pajisjet e nevojshme për të përmbushur detyrat e ngarkuara nga ky ligj. Struktura organizative dhe klasifikimi i pagave për personelin e institucioneve të rivlerësimit miratohen nga Kuvendi, me propozimin e institucionit përkatës.

Kolegji i Apelimit ndihmohet edhe nga strukturat mbështetëse të Gjykatës Kushtetuese.

Marrëdhënia e punësimit me punonjësit e institucioneve të rivlerësimit rregullohet sipas këtij ligji dhe Kodit të Punës.

Autoriteti përgjegjës për pranimin në punë të punonjësve është komiteti ad hoc që krijohet pranë çdo institucioni. Ai përbëhet nga 2 (dy) anëtarë të Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit, përkatësisht sipas rastit, të zgjedhur më short, si dhe nga komisioneri Publik më i vjetër në moshë. Për pranimin në punë të punonjësve pranë komisionerëve Publikë komiteti ad hoc përbëhet nga 2 (dy) komisionerët Publikë dhe nga Gjyqtari më i vjetër në moshë i Kolegjit të Apelimit.

Neni 21

Mbrojtja e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit dhe personelit vendas dhe ndërkombëtar

Anëtarët  e institucioneve të rivlerësimit, personat e lidhur me ta, personeli i institucioneve të rivlerësimit, si  dhe personeli mbështetës i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, gëzojnë të drejtën të kenë mbrojtje të veçantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre. sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e veçantë.

Neni 22

Deklarimi i pasurisë nga anëtarët e institucioneve të rivlerësimit

Komisioner, gjyqtar, Komisioner Publikë, me fillimin e detyrës mbartin detyrimin për të potësuar deklaratën vjetore të pasurisë. Mosplotësimi me saktësi dhe vertëtësi i kësaj deklaratë përbën shkak për shkarkim nga detyra sipas këtij ligji.

Anetarët e institucioneve të rivlerësimit, sekretari i përgjithshëm, këshilltarët ekonomikë dhe ligjorë, si dhe personat e lidhur me to, çdo vit mbartin detyrimin të deklarojnë pasuritë  deri tre vjet pas përfundimit të mandatit, në përputhje me ligjin nr.9049/2003 ?Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë?.

Anëtari i institucionit të rivlerësimit nuk i nënshtrohet procesit të rivlerësimit sipas nenit 179/b të Aneks Kushtetutës.

Neni 25

Paga dhe perfitimet e anëtarëve dhe këshilltarëve

Anëtari i institucioneve të rivlerësimit ushtron detyrën me kohë të plotë.

Komisioneri, gjyqtari dhe komisioneri publik marrin pagë dhe përfitime të tjera financiare në përputhje me parashikimet e ligjit ?Për statusin? dhe ligjit nr.8577/2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatën Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë?. Ata përfitojnë një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë.

Këshilltari ligjor/ekonomik përfiton përkatësisht 80 % të pages mujore respektive të anëtarit të institucionit të rivlerësimit. Ata mund të përfitojnë një pagesë shtesë për shkak të vështirësisë, sipas rastit.

Pas përfundimit të mandatit të institucioneve të rivlerësimit, këshilltari ligjor/ekonomik, me pëlqimin e tij, ka të drejtë të emërohet në funksionin ose detyrën publike që kishte para zgjedhjes së tij ose në një vend të përafërt në administratën publike.

Neni 50

Bashkëpunëtori i drejtësisë

Personi që ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale të korrupsionit me subjektin e rivlerësimit, ka të drejtë t?i drejtohet zyrës së prokurorisë kompetente për hetimin e veprave penale të korrupsionit, sipas legjislacionit penal.

Prokurori mund t?i japë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë personit që shpreh vullnetin për të dhënë informacion të mjaftueshëm për praktikën korruptive ndërmjet tij dhe subjektit të rivlerësimit.

Personi ka të drejtë përfaqësohet nga mbrojtësi i tij ligjor.

4 Nëse arrihet marrëveshja e bashkëpunimit, bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit. Dëshmia e dhënë me shkrim nga bashkëpunëtori i drejtësisë përpara prokurorit, përbën një provë thelbësore për procesin e rivlerësimit dhe procese të tjera ligjore.

Bashkëpunëtori i drejtësisë nuk mund të ndiqet penalisht për veprat e korrupsionit që ka kryer me subjektin e rivlerësimit, sipas dëshmisë së dhënë. Një kopje e dëshmisë dhe e marrëveshjes së bashkëpunimit, i jepet bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe institucioneve të rivlerësimit.

Marrëveshja e bashkëpunimit mund të revokohet në rast se bashkëpunëtori i drejtësisë nuk dorëzon provat pranë institucioneve të rivlerësimit ose jep dëshmi të rreme për të cilën mban përgjegjësi penale sipas legjislacionit penal.

Subjekti i rivlerësimit që ka përfituar shumën, mbart detyrimin t?ia kthejë atë bashkëpunëtorit të drejtësisë, pavarësisht se ka shkelur ligjin. Subjekti i rivlerësimit nuk legjitimohet të ngrejë pretendimin se fitimi i ardhur për shkak të kësaj shume ka humbur gjatë kalimit të kohës. Kthimi i shumës mund t?u kërkohet drejtpërdrejt edhe çdo personi të lidhur me subjektin e rivlerësimit, nëse vërtetohet se atij i ka kaluar një vlerë më e madhe se 100.000 ALL pa shkak të ligjshëm, që nga 01.01.2006. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur kanë të drejtë të paraqesin në gjykatë padi regresi ndaj personave të tretë që mund të kenë përfituar shumën përkatëse. /citynews/

Lajmet e fundit nga