Reforma në Drejtësi/ Xhafaj: PD i prishi vizitën në SHBA Ilir Metës
Komisioni i Posaçëm të Reformës në Drejtësi është mbledhur s...
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po mban të vërsulur ndaj qytetarëe bandën kriminale të Elvis Rroshit, Kryebashkiak i Kavajës. PD i kërkon Ramës të shpjegojë arsyet sepse nuk shkarkon nga detyra Rroshin, në kuadër të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin. ?Çfarë po pret Edi Rama të shkarkojë nga detyra banditin e tij Rroshi? Përgjigja është e thjeshtë; po pret shërbimet e fundit kriminale, ndarjen e parave dhe të pasurive kombëtare, dhe për këtë i duhet edhe ca kohë firma e banditit Rroshi?, thuhet në deklaratën e PD-së.
Deklarata e PD
Edi Rama vazhdon ta mbajë të vërsulur ndaj qytetarëve bandën kriminale të Elvis Rroshit në Kavajë, i cili është ende kryetar bashkie, edhe pse u zbulua dënimi i tij në Itali për përdhunim.
Dje banda e Rroshit ka sulmuar sërish një qytetar, i cili një muaj më parë denoncoi dhunën shtazarake që ushtroi ndaj tij, vëllai i Rroshit, drejtor i Ramës për OSHE-në në Kavajë, në ambientet e institucionit ku qytetari Julian Kola, kishte shkuar për t?u ankuar mbi një faturim të padrejtë.
Dje, e njëjta bandë, ka dhunuar sërish këtë qytetar, i cili denoncon publikisht se ushtari i Rroshit e ka goditur edhe brenda furgonit të policisë, dhe më keq, edhe në komisariat, ku njerëz me uniformën e shtetit, e kanë kërcënuar që të tërhiqet, të mos bëjë kallëzim.
Pak javë më parë, kjo bandë e Rroshit, e armatosur, plagosi në mes të ditës qytetarë të pafajshëm dhe kreun e forumit rinor të Partisë Demokratike.
Me gjithë këto precedentë, e këtë dhunë ndaj qytetarëve, me gjithë këto akte skandaloze që tregojnë se kjo bandë është mbi ligjin, që ka në shërbim të saj policinë e gjithë zyrat e shtetit, sërish Edi Rama vazhdon ta mbajë e ti japë pushtet kreut të këtyre banditëve, Elvis Rroshi.
Edhe pse e quajti botërisht të mbaruar shërbimin e Rroshit, kur u zbulua dënimi i tij në Itali për përdhunim, Rama në fakt po lejon, e po përkrah të gjithë shërbimet kriminale të kësaj bande që sundon në Kavajë.
Kush është motivi që e bën Ramën të mos ndahet dot nga këta kriminelë e nga kjo bandë e armatosur, me të cilët ndan pushtetin?
A janë tenderat disa milionë euroshe që duhet të firmosë Elvis Rroshi, si ai i përroit të Leshniqës, para që oligarkia i ndan mes vedi?
Apo është projekti fantazëm i portit të Karpenit, ku pasuria kombëtare i jepet një firme të sajuar me 100 paund pasuri, e cila më pas e tregton sipas qejfit këtë aset të rëndësishëm të vendit?
Çfarë po pret Edi Rama të shkarkojë nga detyra banditin e tij Rroshi?
Përgjigja është e thjeshtë; po pret shërbimet e fundit kriminale, ndarjen e parave dhe të pasurive kombëtare, dhe për këtë i duhet edhe ca kohë firma e banditit Rroshi. /citynews/
Komisioni i Posaçëm të Reformës në Drejtësi është mbledhur s...
Kryetari i LSi-së, Ilir Meta, njëherëz edhe Kryetar i Kuvend...
Artur Zheji, i cili së fundi ka hapur një faqe ku shkruan ...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka ndërprerë vizitën e tij në SH...
Ndryshimet Kushtetuese që u miratuan në 22 korrik në seancën...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një letre dërgua...
Kryetari aktual i LSI-së ,Ilir Meta, prej dy vitesh ka humbu...
Deputetja Mesila Doda, pjesë e Grupit Parlamentar të PDIU-së...
Zbulohet identiteti i ministrit që shëtiste me një motor dhe...
Politika shqiptare është bashkuar në SHBA për një drekë pune...
Deputetja demokrate Majlinda Bregu duket se është kthyer në ...
Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kër...
Për herë të parë sektori i tekstilit dhe përpunimit të lëkur...
Një shqiptar 32 vjeç është torturuar nga dy italianë, në Rod...
Policia e Shtetit vijon të ketë probleme në strukturat e saj...
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas 30-vjeçar pasi k...
Lotaria Kombëtare, e cila ndryshoi pronësi së fundmi, është ...
Nuk ka asgjë të keqe të punosh për një aleancë të re politik...
Një fakt që të gjithë e shohin dhe e prekin në Korçë. Një fa...
Policia e Matit ka sekuestruar 80 predha luftarake të artile...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...