LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria vendos rritjen me 1.6 % të pensioneve

27 Korrik 2016, 13:30, Aktualitet CNA

 Qeveria shqiptare miratoi sot rritjen e pensioneve për 635,000 pensionistë në bazë të indeksit të çmimeve. Rritja e këtij viti është 1.6 përqind.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi bëri me dije edhe disa nga vendimet e tjera të qeverisë, miratuar sot që lidhen me pensionistët dhe skemën e kontributeve shoqërore.

Klosi tha se rritja e pensioneve në masën 1.6 % është më e lartë se një vit më parë, ku pensionet u rritën me 1.3% dhe më e lartë se inflacioni i çmimeve të këtij viti, që është 1.2 %.

?Rritja e pensioneve të këtij viti për herë të parë është përllogaritur mbi bazën e çmimeve të shportës së posaçme të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët. Kjo na ka dhënë mundësinë të bëjmë një rritje të pensioneve më të lartë se çmimet e inflacionit të shportës për pjesën tjetër të qytetarëve?, theksoi ai.

 

Lajmet e fundit nga