LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarm për bombë, paralizohet aeroporti i Gjenevës

27 Korrik 2016, 13:37, Aktualitet CNA

Një alarm për bombë ka paralizuar veprimtarinë në aeroportin e Gjenevës. Policia ka ashpërsuar masat e kontrollit të aeroportin Cointrin, ndërsa nuk dihet sesa do të zgjasë kjo situatë.

Masat e marra përfshijnë, veç tjerash, kontrolle shtesë të pasagjerëve. Për këtë arsye u rekomandohet atyre që të paraqiten më herët në aeroport për të udhëtuar.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se gjendja nuk është aq e rrezikshme sa që të mbyllet aeroporti.

Ai ka thënë se aeroporti ka marrë një thirrje telefonike anonime, por s?ka dhënë detaje të tjera. /citynews/

Lajmet e fundit nga