web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama përplaset me biznesin e huaj/ Basha: Situata tregon krizën e biznesit

24 Maj 2016, 15:47, Aktualitet CNA

Krytari i Paritsë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me përplasjen e kryeministrit Rama me një biznesmen të huaj gjatë një aktiviteti të zhvilluar për klimën e biznesit në Shqipëri. Biznesmeni i huaj i tha ?live? kryeministrit se platforma e qeverisë e ka detyruar atë të largojë 80 persona nga puna.

Lidhur me këtë rast, Basha është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se: ?Takimi i sot i Edi Ramës me biznesin u kthye në një bumerang aktakuzash publike, live dhe sy për sy, cka dëshmon se sa e rende eshte situata ekonomike, sa e thelle kriza e biznesit, dhe sa e pashprese mundesia e tyre per te hapur vende te reja pune nën qeverisjen e Ramës.

Sipas tij Bashës Shqiperia eshte fshirë nga harta e investitoreve te huaj per shkak te pasigurise alla shullazi, për shkak të klimës së keqe të biznesit me taksa qerriten, e gjoba pas gjobash qe po i marrin shpirtin sipermarrjes se madhe, te mesme e te vogel.

Më tej Basha  shprehet se ekonomia kërkon program, vizion dhe vendosimëri dhe jo një përplasje të qeverisë me biznesin. Kreu demokrat shprehet se PD do ti japë vendit një qeveri që do të punojë për një ekonomi të fortë.

?Ekonomia nuk zhvillohet me propagande dhe as buxheti nuk mbushet me gjoba abuzive qe po i marrin shpirtin biznesit. Ekonomia kerkon program, vizion dhe vendosmëri, kërkon një qeveri që mbi te gjitha te jetë ne krah dhe jo në përplasje me biznesin dhe investitoret. Dhe ne do tja japim vendit një qeveri të tillë që do punojë për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurtë për cdo shqiptar. ??Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.?, përfundon Basha

 





Lajmet e fundit nga