web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fotot/ Ja kush janë vrasësit e Elton Çiços

24 Maj 2016, 14:48, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka zbuluar sot dy vrasësit e dyshuar të Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në lokalin ?De Niro? në datë 1 Maj 2016.

Kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, tha se autorët e dyshuar janë Jani Naim Alia, 39 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.dhe Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të 2 me precedentë të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale.

Policia e Shtetit i kërkon ndihmë publikut në dhënien e informacioneve për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim si persona me rrezikshmëri të lartë. Ndihma e qytetarëve është themelore për arrestimin dhe vënien para drejtësisë ?të autorëve të dyshuar për këtë vrasje. Qytetaraët që kanë informacion, mund të telefonojë në numrin 069 41 10 299, duke siguruar anonimat të plotë.? Çdo informacion i vlefshëm do të shpërblehet me 500 mijë lekë të reja.

 





Lajmet e fundit nga