web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i Elton Çiços/ Policia zbardh emrat e vrasësve, shpërblim kush jep informacion

24 Maj 2016, 14:34, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka publikuar sot emrat e dy personave të dyshuar si vrasësit e shtetasit Elton Çiços, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në lokalin ?De Niro? në Tiranë.

Përmes një deklarate për shtyp, Policia e Tiranës tha se Jani Naim Alia, 39 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë dje Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të 2 me precedentë të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale.  Këta persona janë shpallur në kërkim.

Policia ka bërë me dije se gjatë hetimeve janë mbledhur një sërë provash që kanë ndihmuar në zbulimin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Gjithashtu, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen.

Forcat e rendit kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për cdo informacion mbi vendndodhjen e personave të dyshuar si vrasësit e Elton Çiços.

Për këdo që jep informacion të nevojshëm policia do ta shpërblejë me 500 mijë lekë duke i ruajtur të anonimatin.

Lidhur me këtë, policia ka vënë në dispozicion numrin e telefonit: 0694110299

 

 





Lajmet e fundit nga