web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klodian Tomorri: Qeveria shqiptare, në një kurs përplasjeje me investitorët e huaj

24 Maj 2016, 13:54, Aktualitet CNA

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se qeveria shqiptare është qartësisht në një kurs përplasjeje me investitorët e huaj. Ky reagim i Tomorrit vjen pas përplasjes së kryeministrit Rama me biznesmenin Patrick Pascal, i cili tha se platforma fiskale e qeverisë e ka detyruar atë të shkarkojë 80 persona nga puna.

?Qeveria shqiptare eshte qartesisht ne nje kurs perplasje me investitoret e huaj. Me shume perulje nuk do i bente keq askujt.?, shkruan Tomorri

Sipas gazetarit, nuk është mirë që kryeministri të sillet në atë formë me investitorët e huaj. Ai thekson se vende më të fuqishme se ne i mirëpresin dhe bëjnë cmos ti tërheqin në vendin e tyre edhe pse drejtojnë vende 10 herë më të pasura se ne.

?Nuk eshte mire qe nje kryeminister te sillet ashtu me investitoret e huaj. Sot vendet e botes, nga me i varfri tek ai me i pasuri, kane te gjithe vetem nje menyre te sjelluri me investitoret e huaj. I mirepresin dhe bejne cmos ti terheqin ne vendin e tyre. Lideret me fuqishem te botes, Obama, Cameron, ju bejne thirrje investitoreve te shkojne ne vendet e tyre. Kete drejtojne vende 10 here me te pasura se ne.?, thekson ai





Lajmet e fundit nga