web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkohet drejtori i burgut të Shënkollit

24 Maj 2016, 12:48, Aktualitet CNA

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Shënkollit Kant Ndoji. Shkarkimi i tij u krye pas lirimit të një shtetasi Kosovar, i cili duhej të ekstradohej në Kosovë për të vuajtur dënimin për vrasje. Ndoji u shkarkua me motivacionin “Neglizhencë në kryerjen e detyrës”

Ditën e djeshme Drejtoria e Burgjeve shkarkoi 5 punonjës të burgut të Shënkolli pasi kanë pasur dijeni për lirimin e të dënuarit.

Të shkarkuarit janë përgjegjësi i personelit Armando Loka, përgjegjësi i sektorit ligjor Dejvis Alihoxha, përgjegjësi i sektorit social Luan Alija, punonjësi i edukimit Jetmir Shahini dhe përgjegjësi i shëndetësisë Shkëlqim Korbi





Lajmet e fundit nga