Detaje të reja nga çështja e përgjimit
Nga Klodian TomorriKush eshte kompania italiane qe ka furniz...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Thomas O? Melia, ndihmës administrator i USAID për Europën dhe Euroazinë, i cili shoqërohej në këtë takim nga ambasadori amerikan Donald Lu. Berisha ka deklaruar në këtë takim, se Klemend Balili është lejuar nga qeveria për t’u arratisur. Berisha ka shtuar se bashkëpunimi i qeverisë me krimin është i qartë në shumë raste, duke përfshirë Arben Frrokun dhe Emiljano Shjullazin.
Statusi i ish-Kryeministrit Sali Berisha lidhur me takimin
Te dashur miq, sot prita në një takim zotin Thomas O? Melia, ndihmës administrator i USAID për Europën dhe Euroazinë, i cili shoqërohej në këtë takim nga ambasadori amerikan në vendin tonë, zoti Donald Lu.
Shpreha falenderimet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe USAID, për mbështetjen e madhe dhe ndihmën thelbësore që i kanë dhënë vendit tonë në qindra projekte të suksesshme, të financuara dhe zbatuara gjatë këtyre viteve, të cilat kanë ndryshuar shumë jetën e shqiptarëve. Vlerësova se mbështetja e USAID për Shqipërinë është e pazëvëndësueshme ndaj dhe shpreha mirënjohjen që USAID vazhdon ende të mbështesë vendin tonë në të gjitha fushat në përpjekjen e shqiptarëve për konsolidimin e demokracisë, ndërtimin e ekonomisë së tregut, institucioneve etj.
Në këtë takim u diskutua për reformën në drejtësi, për të cilën shpreha falenderimet për mbështetjen e ambasadorit Lu dhe të qeverisë amerikane për këtë reformë, e cila është jetike për vendin dhe progresin e tij drejt BE. Shpreha se reforma u shty dhe u ngadalësua shumë pasi Edi Rama, duke i bërë vendit një dëm shumë të madh, refuzoi konsensusin dhe doli me tezën se në Shqipëri nuk është punuar ndonjëherë me konsensus, në një kohë që çdo reformë e madhe në këtë vend, në këto 25 vite, është bërë vetëm me konsensus.
Theksova se tashmë palët janë ulur dhe po punojnë me njëra tjetrën dhe shpreha besimin se do ecet drejt finalizimit të saj.
Në këtë takim theksova se problemi më kardinal me të cilin sot përballet vendi është krimi, krimi i lidhur me nivelet më të larta të qeverisë, i cili po rrënon çdo ditë reputacionin e Shqipërisë dhe që kërcënon si stabilitetin e vendit ashtu dhe progresin drejt BE-së.
Në këtë kontekst, e njoha ndihmës administratorin e USAID për Europën dhe Euroazinë me ngjarjen më të fundit, ku javën e kaluar, autoritetet greke, së bashku me DEA-n, duke hetuar një grup të fuqishëm trafikantësh gjetën se bosi i tyre, të cilin ata e quajtën Eskobari i Ballkanit, ishte drejtor në një ministri të qeverisë. Autoritetet policore shqiptare, pas këtij lajmi, u thanë shqiptarëve se prej disa muajsh, ata, së bashku me partnerët, po e hetonin këtë rast ndërkohë që Klement Balilit i dhanë të gjitha mundësitë për të ikur nga Shqipëria, dhe pasi përcollën jashtë vendi u thanë se nuk kishte asnjë problem.
Theksova se bashkëpunimi i qeverisë me krimin është i qartë si kristali në shumë e shumë raste, ndër ta rasti i Arben Frrokut dhe Emiljano Shjullazit, për të cilët ambasadori amerikan u detyrua të denoncojë publikisht qënien e tyre të lirë, por ata ishin të lirë sepse Edi Rama me konceptin e krimit të dobishëm nuk lejonte arrestimin e tyre. Ndaj dhe bashkëpunimi në fushën e zbatimit të ligjit me qeverinë amerikane është jashtëzakonisht i rëndësishëm! sb
Nga Klodian TomorriKush eshte kompania italiane qe ka furniz...
Një 20-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në malin e ...
Rasti i shqiptares Besjana Kosturi e përdhunuar disa ditë më...
Deputeti Eduart Ndocaj ka vizituar ditën e sotme Muzeun dhe ...
Enkel Demi, i ftuar në emisionin “Zululand” të Mustafa Nanos...
Ish-Sekretari në Ministrinë e Brendshme gjatë qeverisë “Nano...
Ku fshihet thesari i Mbretëreshës Teutë? Cilat janë legjenda...
Ish-Drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot ...
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherazi deputetja de...
Të gjithë personat që duan të pajisen me librezë shëndetësor...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar sot se pa...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg...
Nga Reldar Dedaj Shumë njerëz që i takojnë për të parën herë...
Policia e Shtetit ka bërë të mundur asgjësimin e 28 030 bimë...
Kompanitë e ndërtimit të rrugëve dhe bizneset e tjera që jan...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në emër të Këshillit të...
Akuzat dhe lajmet e publikuara më herët se parcalat në Shqip...
Media italiane “ilsecoloxix” ka hedhur dyshime të forta për ...
Nga Mentor KikiaNë vitin 1988, në konvikt, në qytetin “Stude...
Ish-ministri i Brendshëm,njëherazi deputeti demokrat Flamur ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...