“Lulëzon” kanabisi/ Në 10 ditë asgjësohen 65 mijë rrënjë, vetëm një i arrestuar
Akuzat dhe lajmet e publikuara më herët se parcalat në Shqip...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në emër të Këshillit të Ministrave i ka përcjellë ditën e sotme Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla rekomandimet që duhet të mbahen parasysh për vitin në vazhdim, në luftën kundër kriminalitetit.
Kryerja e hetimeve të shpejta dhe efikase, rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimi i rolit të Këshillit të Prokurorisë, etj, kanë qenë disa nga çështjet e sjella në vëmendje nga ana e Ministrit Manjani.
Më poshtë fjala e Ministrit Manjani gjatë prezantimit të rekomandimeve:
?Këshilli i Ministrave pasi ka shqyrtuar në tërësi gjendjen e kriminalitetit në vend, veprimtarinë e prokurosisë shqiptare, si dhe pasi ka shqyrtuar në mënyrë statistikore gjendjen e ndëshkueshmërisë së krimit në vend, ka arritur në konkluzionin që për vitin në vijim, prokuroria shqiptare të fokusohet në këto drejtime kryesore:
Së pari, në forcimin e pavarësisë, paanshmërisë dhe të rolit aktiv të prokurorit të hetimit paraprak.
Së dyti, në kryerjen e hetimeve të shpejta dhe efikase.
Së treti, në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Së katërti, në forcimin e rolit të Këshillit të Prokurorisë dhe në rritjen e kolegjialitetit në vendimmarrje në këtë Këshill, për të siguruar të drejta të plota në menaxhimin e karrierës së prokurorëve.
Rritja e numrit të hetimeve nga ana e Prokurorisë është domosdoshmëri. Ne e çmojmë të arsyeshme dhe shumë të nevojshme që prokuroria, prokurori duhet të ketë komandë të plotë në çështjen hetimore që në fazat e hershme të hetimit. Një hetim profesional, i paanshëm dhe i shpejtë, i drejtuar me profesionalizëm nga prokurori që në fazat e hershme hetimore, ne çmojmë që është kusht i domosdoshëm për suksesin e çështjes në fazat e mëvonshme, në gjygj dhe për pasojë në rritjen e shkallës së ndëshkueshëmërisë së krimit. Nxisim sigurisht veprime të menjëhershme proceduriale siç janë kqyrjet e vendit të ngjarjes, sekuestro, për të cilat prokurori ka autoritet ligjor t?i kryejë menjëherë. Kjo nuk është çështje që besojmë apo nuk besojmë, kjo nuk mund të jetë një çështje ?ping pongu? se kush e ka përgjegjësinë dhe për çfarë, por nxisim absolutisht prokurorin që të jetë aktiv në këtë fazë hetimore, pra në fazat e hershme.
Nuk mund të rri pa përshëndetur Prokurorinë e Vlorës për sekuestron e disa mijë metrave katrorë tokë truall, që në atë zonë është shumë problematike. Janë aktivitete të krimit të organizuar pasuria e të cilit është shpesh herë lënë në harresë, pak për shkak të tërheqjes së prokurorëve nga ana proceduriale, ashtu edhe nga ana e gjyqtarëve të Republikës, të cilët nuk kanë qenë ndoshta të vëmendshëm në rastin më të mirë. Kështu që përvoja të kësaj natyre, siç kanë ndodhur në Vlorë, Shkodër, apo në disa prokurori të tjera, përfshirë edhe Tiranën, të cilën duhet ta nxisim akoma më shumë, sepse është prokuroria më e madhe në vend, duhet të kryejnë sekuestro konservative, për t?i dhënë ndëshkimin e shpejtë dhe të merituar krimit.
Padyshim që në sugjerimet dhe në rekomandimet që jep Këshilli i Ministrave është lufta kundër korrupsionit. Është kryerekomandimi i Këshillit të Ministrave për veprimtarinë e prokurorisë dhe ne kërkojmë hetim të plotë për të gjithë, pavarësisht shkallës së hierarkisë që gjendet në administratën shtetërore.
Hetimi është diçka e domosdoshme. Hetimi i veprimtarisë publike, hetimi i sjelljes së zyrtarëve publikë në raport me interesin publik, është i domosdoshëm dhe ne jemi të interesuar që të ketë sa më shumë veprimtari hetimore të pavarur nga ekzekutivi, absolutisht të pavarur nga ekzekutivi, sepse opinioni publik kërkon të dijë të vërtetën. Nxisim hetim të shpejtë, të çdo episodi, situate akuze publike, dokumenti apo fakti që ekspozohet publikisht ose dhe në rrugë të tjera, të hetohet me shpejtësi, profesionalizëm dhe më tej akoma, nga një hetim i mirë dhe profesional, të jemi të bindur që do të ketë edhe ndëshkim shembullor ligjor.
Padyshim viti që shkoi ishte një vit i rëndësishëm për prokurorinë. Në këtë fushë ka patur zyrtarë të lartë më shumë se asnjëherë tjetër nën hetim dhe procedura hetimore dhe kjo meriton një përgëzim për shërbimin e prokurorisë dhe nga ana tjetër është dhe një nxitje për vitin në vijim, të shtohet numri, pa asnjë ndrojtje, i zyrtarëve të lartë, edhe më të lartë, duke filluar nga Ministri i Drejtësisë pa asnjë kompleks, për çdo episod që ka nevojë për hetim.
Ka përfunduar koha kur ekzekutivi refuzon të zbatojë urdhrat e prokurorisë. Për këtë ekzekutiv, urdhri i prokurorisë është ligj. Kjo është e panegociueshme dhe e padiskutueshme. Urdhri i prokurorisë është i detyrueshëm për zbatim për këdo dhe ndaj kujtdo. Nuk kemi asnjë lloj kompleksi të kësaj natyre. Çështjet që janë sot objekt i diskutimit publik janë nga më të shumtat dhe kjo na çon tek një rekomandim tjetër që ia sugjerojmë prokurorisë për një marrëdhënie shumë më të zhdërvjelltë me publikun sesa deri sot. Në fund fare ju të gjithë flisni në emër të publikut, merrni vendime në emër të publikut dhe publiku meriton më shumë informacion, meriton më shumë përgjigje profesionale për çështjet që ngrihen dhe e shqetësojnë praktikisht në emisionet e lajmeve të çdo dite. Kjo është shumë e rëndësishme ta kuptojmë, ashtu siç duhen trajtuar me shumë përgjegjshmëri kërkesat që vijnë nga qytetarët apo institucionet?, u shpreh ndër të tjera z. Manjani.
Akuzat dhe lajmet e publikuara më herët se parcalat në Shqip...
Media italiane “ilsecoloxix” ka hedhur dyshime të forta për ...
Nga Mentor KikiaNë vitin 1988, në konvikt, në qytetin “Stude...
Ish-ministri i Brendshëm,njëherazi deputeti demokrat Flamur ...
Dosja e Kelmend Balilit në policinë e shtetit dhe sistemin T...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, ka pro...
I konsideruar si “Escobari” i Ballkanti, Klemend Balili mund...
Thonë se një raft librash thotë shumë për personin që i zotë...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha në televizionin News...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, duke folur për Klement B...
Gjatë takimeve të tij në Kongresin Amerikan, Kryetari Kuven...
Strukturat e specializuara kundër krimit financiar në Polici...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, shkruan se n...
Programi Ndërkombëtar i Praktikave nga Audi është një progra...
Ndonjëherë shumllojshmëritë e filmave, ju bëjnë të ndiheni s...
Autoritetet greke kanë lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar ...
Duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama për Reformën në Dr...
Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar plotësisht godinën ekzis...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ironizuar me ...
Policia e Shtetit ka asgjësuar 20 mijë rrënjë kanabis të mbj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...