LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fshehu të ardhurat/ Arrestohet administratori i një shoqërie

6 Maj 2016, 08:22, Aktualitet CNA

Policia e Fierit ka ndaluar administratorin e një shoqërie për “Fshehje e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin Agim Hoxha, 49 vjeç, banues në lagjen ?1 Maj?, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi si administrator i shoqërisë ?Hoxha 2010 SHPK?, gjatë aktivitetit  tregëtar ka fshehur shumën prej 66.771.659 lekë, duke bërë deklarime fiktive në organet tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale”Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” parashikuar nga Nenet 180,181 dhe 190 të Kodit Penal.

 

 

22:06 Aktualitet

Horoskopi 6 Maj 2016

Qielli i dashurisë se çifteve do kthjellohet edhe me tepër g...

Lajmet e fundit nga