LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet pasuria e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxes

5 Maj 2016, 20:32, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar një rrogë rreth 12 milionë lek të vjetra për vitin 2015, ku një pjesë e ka përfituar nga posti i tij si Ministër i Mirëqënies Sociale, dhe një pjesë tjetër si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sipas një vëzhgimi të citynews në Open Data për deklaratat e pasurisë në vitin 2015, Veliaj ka shtuar me 5288 dollarë një llogari bankare dhe me 5 307 euro një tjetër. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ka deklaruar  të ardhura nga aktiviteti i konsulencës ligjore, shumën prej 32 milionë lek të vjetra. Ndërkaq ajo ka përfituar gjithashtu edhe 1.7 milionë lek nga konsulenca e saj në USAID dhe UN Women. Kryebashkiaku i Tiranës ka deklaruar edhe një llogari bankare në lekë, me burim të ardhura ushtrim profesioni në vlerën 11 milionë lekë të vjetra./citynews

Më poshtë deklarata e pasurisë nga Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa

 

Lajmet e fundit nga