LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Enton Nikajt/ Avokati i Emiljano Tashos i përgjigjet Artan Hoxhës

5 Maj 2016, 22:13, Aktualitet CNA

Avokati i njërit prej të dënuarve lidhur me vrasjen e shtetasit Enton Nikaj në Linzë, i është përgjigjur gazetarit investigativ Artan Hoxha. Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale shprehu rezervat për dënimin e dhënë nga trupa gjykuese. Në reagimin e tij, avokati i Emiljano Tashos shprehet se kemi të bëjmë me një vrasje nga pakujdesia,  e vërtetuar me të gjitha provat.

Postimi i gazetarit Artan Hoxha

Per qiell e per dhe, a ka burra ky vend….
Prokuroria kerkoi 121 vite burg per 5 personat, e akuzuar per vrasjen live te Enton Nikajt ne Linze…ndersa gjykata e tan hoxha“trembur” nga kercenimet e Ministrit te Drejtesise Ylli Manjani, pavarsisht pamjeve video, vendosi t’i denoj,te peste personat me vetem 21 vite burg gjithsej….kush e gjen se sa e kane patur vleren financiare ato 100 vite burg qe mungojne nga pretenca e prokurorise deri ne vendimin e Gjykates?!!!!!

Komenti i Avokatit të Emiljano Tashos

I dashur miku im Artan !
Megjith respektin qe kam per ju si gazetar kurajoz .
Por kurajo nuk duhet te ndikoj ne deformimin e realitetit dhe nxjerrjen e konkluzioneve te gabuara.
Sic ju vepruat ne kete rast.
Kete gje une jua them me garanci te plote pasi jam Avokati i Emiljano Tashos autorit te vrasjes.
Perse duhet te jeni kaq I interesuar ju si gazetar dhe te paragjykoni perse gjykata dha 21 vite burg qe ne fakt jane 41 vjet por ne aplikim te neneve 55 te kp dhe 406 te kprp ka bere thithjen dhe uljen e denimit me 1/3 sic u kerkua nga mbrojtja dhe u pranua nga prokurori dhe nga gjykata.
Desha tju pyes perse nuk investiguat qysh nga fillimi perse u ngriten keto akuza nga policia e shtetit?? A kishte prova per ngritjen e ketyre akuzave ?? A kishim te benim me vrasje me paramendim ne bashkpunim apo jo?? Ne rast se ju do tu jepni pergjigje si gazetar ketyre pyetjeve, atehere mund tju linde e drejta te ngrinit pikpyetjet tuaja.
Meqense ju nuk ju ka interesuar e verteta dhe e drejta e ketij rasti dhe jeni nisur dhjesht nga diferenca e viteve, me nje zbritje arifmetike, ateher une po jua sjell te vertetn jo vetem ju por edhe gjith atyre qe mund te kene ndonje dyshim te vertet.
Vetem ne nje pike bashkohem me ju qe vendimi gjykates nuk ishte I drejte por ndahem tersisht nga mendimi juaj per faktin se ky vendim e ka denuar padrejtesisht klientin tim duke e denuar per vepren penale te vrasjes me dashje nderkohe qe kemi te bejme me vrasje nga pakujdesia kjo e vertwtuar me te gjitha provat.
Eshte e vertet qe prokuroria kerkoj 116 vite burg por nuk kishte asnje prove te vetme qe te provonte se ishim para kryerjes se vepres penale te vrasjes me paramendimi e kryer ne bashkepunim.
Nuk kishte asnje ankim nga I demtuari per plagosje te lehte me dashje dhe asnjeri prej tyre nuk mund te denohej per kete veper penale sepse plagosja e lehte me dashje eshte ne kadegorine e atyre veprave penale qe mund te ndiqen vetem me ankim dhe nuk ka trup gjykues dhe as gjykate ne bote qe mund ta deklaroj fajtor pa ankim te te demtuarit.
Kete vendim ne do ta apelojme si nje vendim per mendim tim te padrejt dhe te pambeshtetur ne prova dhe ju siguroj qe e verteta dhe drejtesia do prevaloj mbi te gjitha manipulimet mediatike dhe akuzat e pabaza.
Nese akoma do keni paqartesi ne lidhje me kete rast jam I gatshem ti pergjigjem interesimit tuaj.
Av.Arjan Hoxha

22:06 Aktualitet

Horoskopi 6 Maj 2016

Qielli i dashurisë se çifteve do kthjellohet edhe me tepër g...

Lajmet e fundit nga