LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historia e komploteve sekrete për të vrarë presidentin

5 Maj 2016, 22:01, Aktualitet CNA

Ne tentojmë të mendojmë se tentativat ndaj jetës së Presidentit janë relativisht të rralla ? me John Hinckley që qëllon Presidentin Ronald Reagan në 1981 si incidentin e fundit vërtet kërcënues për jetën. Por libri i ri me titullin ?Hunting the President: Threats, Plots, and Assassination Attempts ? from FDR to Obama? (shtëpia botuese Regnery) nga Mel Ayton tregon se kërcënimet dhe përpjekjet janë shumë më të zakonshme sa ne dijmë. Çdo president, pavarësisht partisë apo ideologjisë, ka mijëra kërcënime në dosje në çdo moment, me zakonisht rreth 400 apo diçka e tillë të konsideruara si serioze.

Ata që kërcënojnë Presidentin rrallë e bëjnë një gjë të tillë për arsye politike, shkruan historiani Ayton, por më shumë prej sëmundjes mendore apo si një reagim fajësues ndaj vuajtjes personale. (Ndërsa kërcënimet kundër Presidentit Obama nga supremacistët e bardhë dhe ekstremistë të tjerë të djathtë u rritën shumë gjatë vitit të parë të tij në post, qysh atëhere, shkruan Ayton, numri i kërcënimeve kundër tij është vënë në linjë me mesataret presidenciale). Në investigimin e shumë kërcënimeve dhe orvatjeve kundër presidentëve nga Franklin Roosevelt tek Barack Obama, Ayton gjen një numër befasues vrasësish për të cilët identiteti i viktimave të tyre ishte dytësor.

Përpara se të vriste Robert Kennedy në 1968, Sirhan Sirhan shkruan në ditarin e tij për dëshirën që të vriste Lyndon Johnson. Dhe muaj përpara se të vriste vëllain e Kennedy në 1963, Lee Harvey Oswald rroku një armë dhe shkoi në një fjalim të ish Zëvendëspresidentit Richard Nixon, i cili kishte folur rreth largimit nga pushtetit të Fidel Castro, idhulli i Oswald. Duke e kuptuar qëllimin vrastar të tij, bashkëshortja e Oswald e mbylli me çelës në dhomën e gjumit dhe e kërcënoi se do t?i telefononte policisë.

Pak përpara se Hinckley të qëllonte Presidentin Reagan, i marri bleu armë dhe ndoqi Presidentin e atëhershëm Jimmy Carter anembanë vendit. Hinckley ju afrua vetëm pak metra presidentit në një eveniment në Dayton të Ohio, vetëm për të parë nëqoftëse mundte, pastaj e ndoqi atë në Nashville përpara se të ndërronte mendje. Pas zgjedhjeve të 1980, ai e spostoi fokusin e tij ndaj presidentit të ri.

Në vitin 1972, një njeri i quajtur Arthur Bremer vendosi se do të bëhej i ?famshëm? me vrasjen ose të Presidentit Richard Nixon, ose të Guvernatorit të shtetit Alabama dhe kandidat në primaret presidenciale demokrate, George Wallace. Ai zgjodhi Nixon. Në muajin prill, ai solli me vete disa armë në Ottawa, ku Nixon do të bënte një takim me Kryeministrin kanadez Pierre Trudeau dhe e pozicionoi veten në një pikë karburanti vakant përgjatë rrugës së kortezhit presidencial. Bremer priti orë të tëra, me pistoletën në xhep, që të kalonte makina e Nixon. Por kur ajo kaloi, e parakaloi shumë shpejt për të që ta qëllonte. Ai u përpoq sërish të nesërmen, por fillimisht e la pistoletën në dhomën e tij të hotelit dhe harxhoi shumë kohë në rimarrjen e saj për të kapur presidentin. Kur një orvatje e tretë rezultoi e pasuksesshme për shkak të sigurimit të rreptë si pasojë e protestuesve kundër luftës, Bremer hoqi dorë nga Nixon dhe vendosi që të ndjekë Wallace në vend të tij. Një muaj më vonë, Bremer qëlloi 5 herë mbi Wallace në një ndalim fushate, duke e paralizuar atë për jetë.

Disa tentativa vrasjeje për të cilat ose nuk mësuam kurrë për to ose të cilat u klasifikuan nga mediat si gjëra të vogla, çuditërisht erdhën shumë afër arritjes së objektivave të tyre, disa edhe përpara se presidenti në fjalë ta merrte detyrën. Tri javë përpara inaugurimit të tij, Franklin Roosevelt mbajti një fjalim të shkurtër në Miami, duke folur për më pak se dy minuta nga makina e tij. Anton Cermak, kryebashkiaku i Chicago, ishte gjithashtu i pranishëm. Pasi Roosevelt mbaroi fjalimin, Cermak i dha dorën dhe më pas u dëgjuan të shtënat. Plumbat nuk e kapën Roosevelt vetëm për 60 centimetra, por Cermak u godit. Atentatori, Giuseppe Zangara, fillimisht u dënua me 80 vjet, por kur Cermak vdiq prej plagëve të marra, ai u gjykua sërish dhe u dënua me vdekje. ?Unë e kam pistoletën në dorë. Unë vras mbretër dhe presidentë në fillim dhe pastaj të gjithë kapitalistët?, u rrëfye Zangara. Ndërkaq, Cermak me sa duket i tha Roosevelt: ?Jam i lumtur që isha unë dhe jo ti?.

John F. Kennedy ju afrua gjithashtu mos bërjes kurrë të betimit për postin. Në dhjetor të 1960, një muaj përpara inaugurimit të Kennedy, 73 vjeçari Richard Pavlick e parkoi makinën e tij jashtë vilës së Kennedy në Palm Beach të shtetit Florida. Poshtë kostumit të tij ngjyrë blu, ai mbante aq dinamit sa mundej, i gjithi i lidhur me një çelës në xhep. Shërbimi Sekret më pas e përshkroi sasinë e eksplozivëve si të mjaftueshëm për të ?hedhur në erë një mal të vogël?. Pavlick, i cili e kishte ndjekur Kennedy nga qyteti në qytet dhe fotografuar shtëpinë e tij në Hyannis Port me qëllim që të kontrollonte masat e sigurisë, planifikonte ta përplaste makinën e tij me limuzinën e Kennedy dhe pastaj të shtypte butonin, duke vrarë atë dhe veten. Duke pritur jashtë vilës, ai shikoi Kennedy ta linte shtëpinë me gruan dhe fëmijët. Kennedy shkoi drejt makinës së tij teksa Jackie e shikonte dhe e përshëndeti me dorë, por Pavlick hezitoi për shkak se, siç tha më vonë, nuk donte ta dëmtonte familjen. Ai u orvat sërish më vonë atë ditë teksa Kennedy shkoi në kishë, por kur Presidenti i zgjedhur largohej prej saj, ai ishte i rrethuar nga fëmijë. Pavlick e braktisi tentativën e tij dhe fluturoi për në shtëpi, duke synuar që të kthehej katër ditë më vonë. Shërbimi Sekret, i cili ishte njoftuar nga njerëz që kishin marrë kartolinat kërcënuese që Pavlick u dërgonte nga takimet e fushatës, e arrestuan në shtëpi dhe ai përfundoi në një institut psikiatrik për 6 vjet.

Sigurisht, më shpesh, ata që e kërkonin këtë lloj fame të marrë e shfrynin zemërimin e tyre në presidentin në fuqi, jo në atë që do të zgjidhej. Në vitin 1994, veterani ushtarak 26 vjeçar Francisco Martin Duran filloi të grumbullojë armë sulmuese, municione dhe fliste për dëshirën që të vriste Presidentin Bill Clinton. Me objektivin e përcaktuar, ai udhëtoi drejt Washington, DC, duke blerë një pardesy kundra ujit dhe më shumë armë gjatë rrugës. Me 29 tetor, ai ?hyri në Shtëpinë e Bardhë dhe shikoi Presidentin Clinton të kthehej në vendin e punës me një helikopter që u ul në oborrin e Shtëpisë së Bardhë?. Ai u drejtua në anën veriore të ndërtesës dhe vetëm e shikoi atë për mbi një orë. Kur dëgjoi dy djem të komentonin se njeri në North Portico dukej si Presidenti, ai kapi shansin e tij. Duran ?i shty djemtë mënjanë, nxori armën gjysmë automatike nga pardesyja? dhe filloi të qëllonte drejt një njeriu të cilin gabimisht besonte se ishte?. Ai qëlloi ?të paktën 29 plumba? 5 plumba goditën murin e gurtë rreth 130 centimetra të trashë dhe 3 thyen xhamin e një dritareje dhe gërvishtën gurin e Press Briefing Room afër West Wing?. Askush nuk u plagos dhe kalimtarët e neutralizuan Duran kur ai u përpoq ta rimbushte armën. Midis gjërave që policia gjeti kur kërkoi furgonin e tij qe një antidot gazi nervin dhe një atlas me fjalët ?Kill the Pres? të shkruajtura në kapak.

Disa komplote qenë mjaft të çmendura. Vitin e kaluar, 49 vjeçari Glendon Scott Crawford dhe 54 vjeçari Eric Feight ?planifikuan të ndërtonin një automatik me rreze X për të shënjestruar myslimanët? dhe synuan gjithashtu të vrisnin Presidentin Obama me ?një dozë vdekjeprurëse rrezatimi?. Crawford ju afrua grupeve të Ku Kluks Klanit dhe atyre hebreje me shpresën e financimeve, por të gjithë alarmuan FBI-në, e cila dërgoi agjentë të fshehtë për ta infiltruar komplotin. Dyshja u arrestua, por më pas prokurori tha se pajisja që ata ndërtuan ?duhet të kishte qenë në gjendje të emetonte rreze X që do të kishin shkaktuar vdekje? dhe vetëm dështuan sepse agjentët e fshehtë u kishin dhënë pjesë difektoze.

Në vitin 2005, Presidenti George W. Bush po mbante një fjalim për kombin e Gjeorgjisë kur 28 vjeçari Vladimir Arutyunian ?hodhi një granadë dore RGD-5 sovjetike funksionale drejt podiumit ku po qëndronte Bush?. Granata ?goditi një vajzë, duke e mbrojtur impaktin e saj? dhe nuk shpërtheu për shkak se ?ishte e mbështjellë me një shami dore të kuqe, e cila e pengoi shkrepëzën të funksiononte me shpejtësi?. Më pas FBI-ja tha se sikur të kishte shpërthyer, granata ishte aq afër me Presidentin sa që mund ta kishte vrarë.

Në vitin 1978, Anthony Henry, 35 vjeçar, ?ishte bërë i fiksuar me ?blasfeminë? e supozuar të vendosjes së shprehjes ?In God We Trust? në kartmonedhën amerikane?. I vendosur që ta zgjidhte këtë me Presidentin Jimmy Carter, ai fshehu një thikë në një bibël, veshi një uniformë karateje dhe, pa këpucë, ?ngjiti gardhin prej hekuri të Shtëpisë së Bardhë përgjatë Pennsylvania Avenue? në një ?pak larg? nga ku Presidenti hante drekë me të shoqen. Henry ?sulmoi North Portico? dhe ?oficerët e policisë e bllokuan afër shatërvanit ballor, duke formuar një unazë rreth tij. Henry vazhdoi të rrotullohej rreth vetes me gjeste mbrojtëse karateje, duke mbajtur në dorë thikën dhe duke shqiptuar me zë të lartë slogane antiqeveritare, teksa oficerët përpiqeshin që ta bindnin të dorëzohej. Ata e goditën Henry me shkopinjtë e tyre të gomës, por gjatë konfrontimit ai qëlloi një oficer në fytyrë dhe i theu krahun një tjetri?. Pas 15 minutash përleshje, më së fundi Henry u kap dhe ?u vendos në një furgon policie. Teksa po largohej, ai ulërinte: ?Nuk e di pse e vendosën ?In God We Trust? tek kartmonedha!??.

Gjatë periudhës së tij në detyrë, Presidenti Reagan u ndoq nga një njeri që e quante veten ?Catman? dhe që jo vetëm i dërgonte letra dhe ?fotografi nga afër të viktimave të tij të planifikuara?, por gjithashtu edhe ?shumë fotografi macesh?. Pasi ai u arrestua në vitin 1983, Shërbimi Sekret gjeti foto të tij ?jashtë gardhit në? Gracie Mansion gjatë një vizite presidenciale. ?Catman? kishte qenë mjaft afër qëllimit të Presidentit Reagan, por gjuajtja e tij dukshëm që ishte bllokuar nga agjentët e Shërbimit Sekret?. Ndërsa shumë prej rrëfenjave tek ?Hunting the President? janë befasuese, asnjëra prej nuk është më tronditëse sesa ajo që na tregon se pothuajse patëm dy presidentë të vrarë në të njëjtën ditë.

Natën e vrasjes së John F. Kennedy dhe betimit si president nga ana e Lyndon Johnson, një agjent i quajtur Gerald Blaine ishte caktuar që të mbronte këtë të fundit në shtëpinë e tij në Washington. Në kaosin dhe panikun e shpërthyer, procedura të reja sigurie kishin hyrë në fuqi në Shërbimin Sekret, por askush nuk u kujtua që t?ia tregojë ato presidentit të ri. Atë natë, Blaine ?dëgjoi zhurmën e dikujt që po afrohej? nga drejtimi i gabuar dhe rroku menjëherë automatikun e tij Thompson. ?Ai priti që zhurma e hapave të zbehej me tingujt e lartë e karikimit të automatikut, por ato vazhdonin të afroheshin edhe më shumë. Zemra e Blaine gati sa nuk po plaste teksa e vendoste gishtin fuqimisht në këmbëz. Një çast më vonë, ai pa Presidentin e ri e Shteteve të Bashkuara?.

?Johnson sapo e kishte marrë kthesën dhe Blaine ia kishte drejtuar automatikun mu në gjoks. Agjenti më pas tha se një fraksion sekonde më vonë ai do ta kishte hequr këmbëzën. Vetëm pak orë pasi ishte vrarë John Kennedy, Amerika i erdhi afër humbjes së pasuesit të tij?.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

www.bota.al

Lajmet e fundit nga