Avokati i Popullit zbardh 7 skemat me të cilat qeveria nxit varfërinë
Pas viteve 2008 niveli i varfërisë në Shqipëri ka shënuar rr...
Paraja që qarkullon në ekonomi ka shënuar rritjen më të ulët të paktën që nga viti 2002, kur raporton të dhënat Banka e Shqipërisë, një tregues direkt ky i ngadalësimit të ekonomisë dhe që është reflektuar dhe në rritjen e dobët të çmimeve, duke ngjallur frikën për deflacion.
Sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë, agregati M3 (paraja në qarkullim përfshirë depozitat) u rrit me 22.7 miliardë lekë në vitin 2015, nga 46 miliardë lekë vitin e mëparshëm dhe më i ulëti historik që kur raportohen të dhënat (shiko grafikun). Një nivel i përafërt zgjerimi i këtij treguesi i përket vitit 2013, kur ekonomia shënoi rritjen më të ulët pas viteve 2000, me 1.1%.
Teoritë ekonomike sugjerojnë se një rritje e fortë në paranë gjithsej në mënyrë tipike ul normat e interesit, që nga ana e vet gjeneron më shumë investime dhe vë më shumë para në duart e konsumatorëve, duke nxitur shpenzimet. Bizneset reagojnë duke porositur më shumë lëndë të para dhe duke rritur prodhimin. Rritja e aktivitetit të biznesit shton kërkesën për punë. E kundërta mund të ndodhë në rast se oferta e parasë bie ose rritja e saj ngadalësohet. Fatkeqësisht kjo e fundit duket se po ndodh dhe në Shqipëri, siç e tregojnë qartë shifrat e Bankës së Shqipërisë.
Tregues të tjerë kishin sinjalizuar se ekonomia është ngadalësuar dhe investimet kanë ngecur. Me bazë vjetore huaja për ekonominë ka rënë me 2.4% në 2015-n. Kjo është rënia më e lartë historike e stokut të kredisë, që nga viti 1998, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat. (Lexo: Kredia për ekonominë, në 2015-n rënia më e lartë historike).
Edhe rritja e kredisë neto (përjashtuar huatë e fshira) ishte negative prej -1.4% në 2015-n, sipas të dhënave nga aktivet e sistemit bankar. Rënia e kreditimit të ekonomisë është një tregues direkt i mungesës së investimeve në vend. Edhe eksportet, një burim i rëndësishëm i hyrjes së valutës në vend, në 2015-n ranë me gati 5%.
Ka një lidhje të fortë empirike të drejtë mes rritjes së parasë gjithsej dhe inflacionit dhe anasjelltas rënies së parasë apo ngadalësimit të saj dhe deflacionit. Në shkurt të këtij viti, inflacioni vjetor ishte vetëm 0.2%, më i ulëti që nga janari 2003, duke ngjallur shqetësimet për deflacion. (Lexo: Konsumi në alarm, ekonomia rrëshqet në deflacion, inflacioni i shkurtit në nivelin më të ulët nga janari 2003).
Edhe pse çmimet e karburanteve (rënie e importuar) kishin ndikim në inflacionin e ulët, të dhënat afatgjata tregojnë seinflacioni ka qenë në trend afatgjatë rënës këto vitet e fundit, duke e futur vendin zyrtarisht në atë që quhet disinflacion-ngadalësimi i normës së inflacionit.( Lexo: GRAFIKU: Inflacioni në trend afatgjatë rënës, pasqyrë e dobësive të ekonomisë).
Deflacioni është një rënie përgjithshme të çmimeve, që shpesh shkaktohet nga një reduktim në paranë gjithsej ose kredinë. Deflacioni ka efekt anësor në rritjen e papunësisë, pasi tregon që ka një nivel të ulët të kërkesës në ekonomi, e cila mund të çojë në një depresion ekonomik.
Rënia e çmimeve, në rast se vazhdon mund të krijojë një spirale vicioze elementësh negativë si rënie e fitimeve, mbyllja e fabrikave, rënien e punësimit dhe të ardhurave dhe të rrisë paaftësinë paguese të kredive nga kompanitë dhe individët.
Pikërisht për të shmangur këtë, Banka e Shqipërisë, që nga shtatori i vitit 2011 ka ulur 13 herë normën bazë të interesit, duke e zbritur atë në nivele të ulëta rekord prej 1.75% aktualisht, në përpjekje për të nxitur kompanitë të investojnë dhe individët të shpenzojnë. Por, ndërsa kredia nuk është rritur, kursimet kanë shënuar në 2015-n rritjen më të ulët historike që pas viteve ?90, teksa individët kanë tërhequr rreth 220 milionë euro vetëm vitin e kaluar nga depozitat me afat në lekë. Para këto, që gjithsesi nuk janë relfektuar në konsum e shpenzime. (Lexo: Edhe depozitat në 2015-n, me rritjen më të ulët historike në 25 vjet.)
Deflacioni është në fakt ankthi i bankave qendrore. Pozitiv është deflacioni që vjen nga rritja e produktivitetit ? ku novacionet bëjnë që konsumatorët të blejnë më lirë produkte si telefona, celulare, televizorë etj, por ky nuk është absolutisht rasti i Shqipërisë, ku rritja udhëhiqet nga shërbime elementare si tregtia (kryesisht për produkte të importuara) dhe bizneset mikro.
O.Liperi
Pas viteve 2008 niveli i varfërisë në Shqipëri ka shënuar rr...
Totali i depozitave në banka në raport me Prodhimin e Brends...
Drejtoria e Tatimeve pohon se një memo, hartuar në bazë të i...
Agjencia e Prokurimeve Publike bën me dije se numri total i ...
Rivlerësim i pasaktë i TVSH-së; detyrime të tatimpaguesve që...
Kosto e lirë e fuqisë punëtore po tërheq investitorët italia...
Një proces auditi në ish-komunat dhe bashkitë e reja ka nxje...
Një borxh i ri i panjohur më parë pritet të përplaset në bux...
INSTAT raporton se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015,...
Ekspertëve të Crown Agent kur mbërritën për herë të parë në ...
Banka Botërore dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë ...
Pas Raiffeisen Bank e Albpetrol edhe Tirana Bank është vënë ...
Angazhimi i financiar i Bankës Botërore në Shqipëri këtë vit...
Teksa qeveria shqiptare është përfshirë në një proces negoci...
Ku kanë shkuar 217 milionë euro që depozituesit individë tër...
Me rishikimet në legjislacionin shqiptar për sigurimet shoqë...
Sipas njoftimit, shitja tek GBC Oil është bërë në këmbim të ...
Fitimet neto të 16 bankave të nivelit të dytë në Shqipëri gj...
Rritja e taksës së sigurimeve nga 3% në 10% që ka hyrë në fu...
Tavani zero në akumulimin e borxheve te brendshme e qeverisë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...