"Gonen e paskan përzënë dhe nga protesta, Tiku sjell tezen"/ Balla ironizon Shehajn dhe Lapajn
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Pas viteve 2008 niveli i varfërisë në Shqipëri ka shënuar rritje si pasoja më e qartë e krizës ekonomike. Treguesi që mat nivelin e varfërisë nga 12 për qind është rritur në 2014 për qind , ndërsa varfëria ekstreme përfshinë 2.2 për qind të popullsisë vendase. Duke analizuar fenomenin e varfrisë Avokati i Popullit në një raport për Kuvendin ka referuar se ?megjithëse flitet shumë për një shtet social që mbron dhe respekton më të varfërinë dhe më të pambrojturin, sistemi ynë social realisht i dëmton ata?. Avokati i Popullit më tej ka renditur 7 mekanizma me të cilët shteti në vend që të ulë varfrin e ka nxitur më tej atë.
Së pari, ende nuk dihet zyrtarisht minimumi jetik në Shqipëri, si koncept që lidhet ngushtësisht me nevojat që ka njeriu për të siguruar mbijetesën në kushtet aktuale, si dhe me përcaktimin dhe nivelet e përfitimeve në skemat e mbrojtjes sociale, sigurimeve shoqërore, sistemit të pagave, etj.
Së dyti, sot aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike trajtohen rreth 81.621 (tetëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e njëzetë e një) familje dhe individë në nevojë nga rreth 1.1 milion familje që janë në shkallë vendi, dmth 7.3% e familjeve shqiptare trajtohen me ndihmë ekonomike. Por, në realitet nuk është ky numri i familjeve që kanë nevojë për mbështetje nga skema, pasi numri i kërkesave është shumë më i madh. Kriteret e përcaktuara për përfitimin e ndihmës ekonomike janë të tilla që përjashtojnë padrejtësisht individë, apo familje që, në fakt janë në kushtet e varfërisë. Edhe familjet dhe individët që përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike, nuk arrijnë të përmbushin nevojat bazë jetike me këtë pagesë.
Së treti, papunësia është në nivele të larta dhe mundësia e punësimit nuk ofrohet sipas një skeme prioritare për individët e familjeve të varfra.
Së katërti, një familje ekstremisht apo absolutisht e varfër, nuk ka mundësi pagese të energjisë elektrike që mund të konsumojë, dhe në rastin më të keq i hiqet aksesi në rrjetin e furnizimit me energji elektrike, për shkak të mospagimit.
Së pesti një familje ekstremisht apo absolutisht e varfër nuk ka mundësi pagese të ujit të pijshëm që konsumon, dhe në rastin më të keq i hiqet aksesi në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të mospagimit.
Së gjashti, sistemi ynë i sigurimeve shoqërore në kushtet e mospagesës së kontributeve për shkak të varfërisë së individit, siguron vetëm përfitimin e një pensioni social në një masë krejtësisht të pamjaftueshme për përmbushjen e nevojave bazë të jetesës, pas arritjes së moshës së pensionit.
Së shtati, mungesa e një kuadri të përshtatshëm ligjor për të drejtën për strehim, sot ka sjellë pasoja serioze dhe konflikte të reja sociale, gjatë trajtimit të rasteve të dëbimeve me forcë, si mungesën e sigurimit të një strehimi të përshtatshëm, për familjet me të ardhura të ulta (në varfëri ekstreme, apo absolute), familjet përfituese nga skemat e ndihmës ekonomike, gratë e pastreha viktima të dhunës në familje, apo edhe për kategorinë e ish qiramarrësve të strehuar në banesat shtetërore. Kriteret aktuale të përcaktuara në ligj nuk sigurojnë akses në sistemin e trajtimit me strehim social për individët dhe familjet varfra. Edhe kur arrihet ky akses nuk garantohet qëndrueshmëria e zgjidhjes së strehimit me banesë sociale, për shkak të mungesës së të ardhurave, apo të ardhurave të ulëta.
Avokati i Popullit vlerëson se, kushtet e varfërisë dhe mungesa e politikave sociale efektive kanë krijuar situata të konfliktit me ligjin. Sot është koha që shoqëria në përgjithësi dhe shteti në veçanti, të kthejnë kokën nga të varfrit.
Totali i depozitave në banka në raport me Prodhimin e Brends...
Drejtoria e Tatimeve pohon se një memo, hartuar në bazë të i...
Agjencia e Prokurimeve Publike bën me dije se numri total i ...
Rivlerësim i pasaktë i TVSH-së; detyrime të tatimpaguesve që...
Kosto e lirë e fuqisë punëtore po tërheq investitorët italia...
Një proces auditi në ish-komunat dhe bashkitë e reja ka nxje...
Një borxh i ri i panjohur më parë pritet të përplaset në bux...
INSTAT raporton se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015,...
Ekspertëve të Crown Agent kur mbërritën për herë të parë në ...
Banka Botërore dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë ...
Pas Raiffeisen Bank e Albpetrol edhe Tirana Bank është vënë ...
Angazhimi i financiar i Bankës Botërore në Shqipëri këtë vit...
Teksa qeveria shqiptare është përfshirë në një proces negoci...
Ku kanë shkuar 217 milionë euro që depozituesit individë tër...
Me rishikimet në legjislacionin shqiptar për sigurimet shoqë...
Sipas njoftimit, shitja tek GBC Oil është bërë në këmbim të ...
Fitimet neto të 16 bankave të nivelit të dytë në Shqipëri gj...
Rritja e taksës së sigurimeve nga 3% në 10% që ka hyrë në fu...
Tavani zero në akumulimin e borxheve te brendshme e qeverisë...
Nëse ky ritëm vazhdon dhe në 2016, kompania që do të fitojë ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...