Depozitat në 2015-n, me rritjen më të ulët historike në 25 vjet
Ku kanë shkuar 217 milionë euro që depozituesit individë tër...
Teksa qeveria shqiptare është përfshirë në një proces negociatash shumë vjeçare për rishikimin e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Rinasit, Autoriteti i Konkurrencës (AK) i ka rekomanduar qeverisë të mos marrë në konsideratë opsionin për zgjatjen e afateve të kontratës.
Në raportin vjetor për 2015 që AK ka dorëzuar tashmë në Kuvend raportohet se me anë të vendimit të datës 24 dhjetor 2015 ?Për disa rekomandime në lidhje me draft-amendamentin e Marrëveshjes së Koncesionit të lidhur më datë 15 Tetor 2004 ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Tirana internacional Aeroport SHPK?, ka rekomanduar mos zgjatjen e afatit të ekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncesionari për rishikimin e marrëveshjes.
Autoriteti i ka rekomanduar gjithashtu liberalizimin e shërbimeve (ground handling) sipas anekseve të kontratës koncesionare, rishikimin e pagesës së shërbimit në tokë dhe e uljes dhe e ngritjes.
Gjithashtu Autoriteti ka kërkuar rishikimin e pagesës për pasagjerët, të Kargos, pagesës së Parkimit të Avionëve dhe rishikimin e pagesës së ndriçimit të aerodromit.
Nëpërmjet këtij vendimi është kërkuar edhe zbatimi i vendimit të 50 Komisionit të Konkurrencës nr. 308, datë 21.02.2014 ?Për disa rekomandime për rritjen e konkurrencës në tregun e shërbimit të transportit ajror?, në mënyrë të veçantë: ?Për shkak të pozicionit të kompanisë koncesionare si i vetmi ofrues i shërbimeve ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, OSHA të hartojë dhe aprovojë një metodologji/rregullore për vendosjen e tarifave të aeroportit, si edhe tarifat të jenë të orientuara drejt kostos?.
Pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i kompanisë Tirana international Airport (TIA), Z. Rolf Castro-Vasquez ka pohuar për Monitor.al se nuk kanë nënshkruar ende asnjë marrëveshje me qeverinë shqiptare për ndryshimin e kontratës koncesionare për Aeroportin e Rinasit.
Ai pohon se janë ende në negociata në qeverinë shqiptare dhe po shqyrtohen pikat e fundit nga ana e avokateve në Londër. Z. Rolf Castro-Vasquez pohoi se nuk mund të thotë nje afat se kur do të bien dakord, nëse kjo do të jetë shpejt apo vonë në kohë.
Ai shton se e rëndësishme është se çfarë do vendosin aksionarët dhe kreditoret që janë tre, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), Intesa Sanpaolo dhe Alpha, sepse janë ata që kanë investuar. Sidomos kreditorë janë shumë ?të rreptë?.
?Kemi që nga 2007 që po negociojmë, u ndryshua qeveria, filluam sërish, nuk është e lehtë të ndryshohet një kontratë pas 10 vitesh. Nuk di të jap një afat, por di te them që për momentin nuk kemi nënshkruar asnjë kontratë?, thotë z. Castro-Vasquez. Ai shton se të gjitha negociatat po i zhvillojnë me ministrin e transporteve, z.Edmond Haxhinasto.
Ministri Arben Ahmetaj tha me herët gjatë shkurtit se është mbyllur negociata me sukses për heqjen e eskluzivitetit të aeroportit për një rreze deri në 100 kilometra. Duke sqaruar ecurinë e koncesionit në Aeroportin Nënë Tereza në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Ministri tha se, tashmë priten oferta për zhvillimin e aeroporteve të tjera për fluturimet ndërkombëtare ndërsa shtoi se dosja është dorëzuar te bordi i koncesionarit.
Qeveria shqiptare në vitin 2004 formuloi së bashku me kompaninë koncesionare ?Tirana Airport Partners?, një marrëveshje për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit të ardhshëm ndërkombëtar të Rinasit, që parashikonte një klauzolë bllokuese. Sipas së cilës, ?gjatë periudhës së koncesionit, asnjë aeroport tjetër nuk do të licensohet për fluturime komerciale (mallra apo pasagjerë), në territorin e Republikës së Shqipërisë?. Më tej thuhet se, do të lejohen ulje avionësh të linjave ndërkombëtare në aeroporte të tjera, veç atij të Rinasit, vetëm në rastet e emergjencës, ose në kohë katastrofash./monitor.al
Ku kanë shkuar 217 milionë euro që depozituesit individë tër...
Me rishikimet në legjislacionin shqiptar për sigurimet shoqë...
Sipas njoftimit, shitja tek GBC Oil është bërë në këmbim të ...
Fitimet neto të 16 bankave të nivelit të dytë në Shqipëri gj...
Rritja e taksës së sigurimeve nga 3% në 10% që ka hyrë në fu...
Tavani zero në akumulimin e borxheve te brendshme e qeverisë...
Nëse ky ritëm vazhdon dhe në 2016, kompania që do të fitojë ...
Në muajin janar 2016, eksportet e mallrave arritën vlerën 16...
Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë po bëhen publike përma...
Ndërsa kujdesi për të moshuarit është një biznes mjaft i zhv...
Rritja e pagesës së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore ...
Ministria e Financave, në zbatim të Strategjisë për Menaxh...
Ministria e Financave do të paguajë, nëpërmjet thesarit komp...
Ministria e Financave është duke përgatitur dhe dërguar për ...
Ndërsa çmimet e apartamenteve të reja pritet të rriten, si n...
Ndërsa agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme pohojnë ...
Ministria e Financave vijon thirrjen e saj ndaj subjekteve v...
Bashkia e Tiranës i ka shumëfishuar taksat dhe tarifat ndaj ...
Sipas raportit të BSH-së, borxhi publik për tremujorin e tre...
Tenderi për zonën e lirë të Spitallës në një sipërfaqe prej ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...