web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

INSTAT: Në janar 2016 deficiti tregtar u rrit me 5 %, ulen eksportet me 7.8 %

29 Shkurt 2016, 12:24, Ekonomi CNA

Në muajin janar 2016, eksportet e mallrave arritën vlerën 16 miliardë lekë, duke u ulur me 7,8 % në krahasim me janar 2015 dhe 8,1 % krahasuar me dhjetorin e një viti më parë.

Sipas raportit të INSTAT mbi tregtinë e jashtme, importet e mallrave në muajin janar të këtij viti arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u ulur me 1,5 % në krahasim me janar 2015 dhe 34,6 % në krahasim me dhjetor 2015. INSTAT raporton se defiçiti tregtar i këtij muaji është 18 miliardë lekë, duke u rritur me 5,0 % krahasuar me janar 2015 dhe duke u ulur me 48,0 % në krahasim me dhjetor 2015.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Ulja vjetore e eksporteve prej 7,8 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet ?minerale, lëndë djegëse, energji elektrike? me -9,0 pikë përqindje, ?materiale ndërtimi dhe metale? me -6,4 pikë përqindje, ?makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi? me -1,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet ?tekstile dhe këpucë? me +6,0 pikë përqindje, ?ushqime, pije, duhan? kanë kontribuar me +2,0 pikë përqindje, ?lëkurë dhe artikuj prej tyre? me +0,6 pikë përqindje.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Ulja vjetore e importeve prej 1,5 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet ?materiale ndërtimi dhe metale? me -3,5 pikë përqindje, ?produkte kimike dhe plastike? me -3,1 pikë përqindje dhe ?ushqim, pije duhan? me -0,1 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet ?makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi? me +3,0 pikë përqindje, ?tekstile dhe këpucë? me +1,3 pikë përqindje, ?minerale, lëndë djegëse, energji elektrike? me +0,5 pikë përqindje.

Tregtia e jashtme e mallrave:

Në muajin janar 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me janar 2015 janë Italia me 8,1 % dhe Greqia me 17,9 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Kosova me 7,4 %, Gjermania me 1,5 %, dhe Kina me 36,8 %.

Gjatë muajit të parë të vitit, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me janar 2015 janë Italia me 18,3 %, Gjermania me 3,1 % dhe Polonia me 34,8 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Kina me 4,2 %, Turqia me 5,6 % dhe Greqia me 3,8 %.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 67,4 % të gjithë tregtisë. Në janar eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 86,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (42,3 %), Kina (7,4 %) Greqia (6,4 %), dhe Turqia (5,7 %).





Lajmet e fundit nga