Shqipëria i kërkon me “qiri”, investitorët vërshojnë në Maqedoni
Ndërsa në Shqipëri prej kohësh tashmë po mungojnë lajmet e k...
Shtrenjtohen arsimi dhe ushqimet, ndërkohë që karburantet ulin inflacionin. Matja e indeksit të çmimeve të konsumit u bë mbi bazën e shportës së re. Kështu, INSTAT i detyruar nga rënia e konsumit dhe evidenca e shpenzimeve për mallra dhe shërbime të reja, ndryshon përbërjen e shportës me të cilën matet inflacioni. Në janar 2016, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5%. Një vit më parë, ky tregues ishte 1,3%. Rritja vjetore në janar është ndikuar kryesisht nga grupi ?Ushqime dhe pije joalkoolike? me +1,55 pikë përqindje. Çmimet e grupit ?Shërbimi arsimor? kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit ?Pije alkoolike dhe duhan? kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Në fund renditen çmimet e grupeve ?Hotele, kafene e restorante? dhe ?Argëtim e kulturë?, që kanë kontribuar me nga 0,03 pikë përqindje secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit ?Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji? kanë kontribut negativ prej -0,27 pikë përqindje. Edhe çmimet e grupit ?Transporti? ndikuan -0,16 pikë përqindje. Po ashtu, çmimet e grupit ?Veshje dhe këpucë? kanë dhënë efekt negativ -0,15 pikë përqindje. Ndërsa çmimet e grupit ?Shëndeti? kanë rënë duke kontribuar me -0,06. Në të njëjtën linjë, çmimet e grupit ?Komunikimi? kanë kontribuar me -0.03 pikë përqindje.
Çmimet
Krahasuar me muajin janar 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin ?Shërbimi arsimor? me 4,8%. Kjo rritje ka lidhje me pagesat më të larta që paguajnë studentët në këtë periudhë në universitetet publike dhe shkollat e larta private. Më pas vjen grupi ?Ushqime dhe pije joalkoolike? me rritje 4,3%, grupi ?Pije alkoolike dhe duhan? me 3,3%, etj. Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit ?fruta? u rritën me 24,7%, pasuar nga nëngrupi ?Zarzavate përfshirë patatet? me 19,3%, nëngrupi ?Sheqer, reçelna e ëmbëlsira? me 1,4%, nëngrupi ?Vajra dhe yndyra? me 0,8% etj. Çmimet e nëngrupit ?Qumësht, djathë e vezë? u ulën me 5,5%, pasuar nga nëngrupet ?Kafe, çaj e kakao? me nga 1,3%, ?mish? me 0,8% etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin ?Veshje dhe këpucë? me -3,7%, pasuar nga grupet ?Transport? me -2,5%, ?Shëndeti? me -1,6%. Ndryshimi mujor i indeksit është 0,9%. Krahasuar me muajin dhjetor 2015, rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin ?Ushqime dhe pije alkoolike? me 2,5%. Ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin ?Transporti? me -3,3%. Krahasuar me muajin e mëparshëm, çmimet e eurodiezelit u ulën me 5,8% dhe çmimet e benzinës me 5,6%.
Shporta e re
Indeksi i Çmimeve të Konsumit nga muaji janar 2016 do të llogaritet dhe publikohet me shportën e re të mallrave dhe shërbimeve, njoftoi INSTAT. Peshat e mallrave dhe shërbimeve janë llogaritur bazuar në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2014, që do të thotë se pesha e ushqimeve në shpenzimet familjare ulet dhe marrin rëndësi shërbime të tilla si arsimi, shëndetësia apo argëtimi. Indeksi i ri llogaritet duke konsideruar si periudhë bazë muajin dhjetor 2015. Ndryshimi i fundit i shportës së artikujve është bërë në janar të vitit 2007, ku numri total i artikujve u rrit nga 262 në vitin 2002, në 271 artikuj. Në shportën e re, numri total i artikujve është 333, njoftoi INSTAT./Shqip
Ndërsa në Shqipëri prej kohësh tashmë po mungojnë lajmet e k...
Drejtori i ri i Përgjithshëm Ekzekutiv i kompanisë Tirana In...
Në aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ...
Rritja ekonomike në shtetet e Europës Qendrore pritet të nga...
Qeveria rishikoi me ulje treguesin e rritjes ekonomike për p...
Qysh në vitin 2013 kur ish qeveria Berisha miratoi ligjin e ...
Qeveria shqiptare njoftoi mosrinovimin e kontratës me kompan...
Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e rinovojë kontratën dy...
Shqipëria vitet e fundit është shndërruar në një pikë atraks...
Teksa fushata për dhënien e koncesioneve me partneritet publ...
Përqindja e punonjësve që mund të zëvendësojë kompjuteri në ...
Qeveria do të liberalizojë edhe më tej ekonominë publike nëp...
Kompania Petromanas njoftoi dje se ka vendosur të shesë pjes...
Qeveria do të liberalizojë edhe më tej ekonominë publike nëp...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shpallur garën për fu...
Vendi është një shembull i gjallë i “mallkimit të pasurive”,...
Drejtoria Rajonale e Tatimore vijon aksionin kundër informal...
I. Ndryshimet në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksa...
Volumi i tregtisë së jashtme të Shqipërisë pësoi rënien e pa...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...