web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritet sërish papunësia

10 Mars 2016, 14:41, Ekonomi CNA

INSTAT raporton se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015, sipas Anketës së Forcave të

Punës, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.071.053 persona. Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 230.747 persona.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015 në Shqipëri:

? Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 17,7 %.

? Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 32,2 %.

? 65,3 % e popullsisë 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune.

? Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15-64 vjeç është 53,7 %.

? Shkalla e punësimit për meshkujt është 14,2 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014 për popullsinë 15-64 vjeç:

? Numri i të punësuarve është rritur me 31.717 persona.

? Numri i personave të papunë është rritur me 3.340.

? Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 33.172.

? Shkalla e papunësisë për femrat është rritur me 2 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt ka rënë me 1,9 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015 për popullsinë 15-64 vjeç:

? Numri i të punësuarve është rritur me 7.361 persona.

? Numri i personave të papunë është rritur me 4.466.

? Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës është ulur me 11.825.

? Shkalla e papunësisë është rritur me 0,06 pikë përqindje për meshkujt dhe 0,35 pikë përqindje për femrat./monitor.al





Lajmet e fundit nga