Miratohet programi 5-vjeçar, BB 1.2 mld $ Shqipërisë deri në 2019
Banka Botërore njoftoi miratimin e një Programi të ri 5-vjec...
Afro 1 vit pas bllokimit të lejeve të ndërtimit për njësitë e qeverisjes vendore, qeveria ka miratuar Rregulloren e Zhvillimit të Territorit e cila ka për qëllim përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të autoriteteve të zhvillimit për ushtrimin e funksionit të kontrollit të zhvillimit të territorit, në përputhje me ligjin nr. 107/2014, ?Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit?. Kështu, rregullorja përcakton qartë se kur një person mund të bëjë ndërhyrje me leje apo pa leje në një objekt, banesë, biznes etj., po ashtu, rregullorja qartëson dhe kriteret e ndërtimit, si përshembull distancën mes ndërtimeve, etj.
Për t?u ardhur në ndihmë të interesuarve për vepritmtaritë ndërtimore, Rregullorja e Zhvillimit të Territorit parashikon ngritjen e një sporteli shërbimi me një ndalesë pranë çdo njësie bazë të qeverisjes vendore. Ky sportel i cili kujdeset për të gjitha marrëdhëniet ndërmjet palës së interesuar, autoritetit vendor të planifikimit dhe organeve të tjera të administratës publike që kanë detyrimin të japin mendimin e tyre në lidhje me punimet, objekt i kërkesës për leje ndërtimi apo deklaratës për punime paraprake. Sporteli i shërbimit do të përbëjë pikën e vetme të kontaktit të palës së interesuar me administratën publike në lidhje me kërkesën për leje ndërtimi dhe ndërhyrjen përkatëse në territor.
Ndërhyrje që nuk kërkojnë leje ndërtimi
Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për veprimtaritë ndërtimore, janë disa ndërhyrje të cilat kryhen pa pajisje me leje ndërtimi. Bëhet fjalë për ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme që përfshijnë: ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si përshembull rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese; pastrimi i fasadave; riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente; zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes; riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve dhe oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme; riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse; vendosja e hekurave mbrojtës në dritare; vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave; lëvizja e shtresave të sipërme të oborreve; si dhe riparimi i rrethimeve ekzistuese. Po ashtu, në këtë kategori hyjnë dhe ndërhyrjet e brendshme si përshembull riparimi dhe rinovimi i dyshemeve; riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave; riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë. Ndërhyrje që nuk kërkojnë pajisjen me leje ndërtimi quhen dhe ndërhyrjet në impiantet higjieno-sanitare.
Punime me deklaratë paraprake punimesh
Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave ligjore të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për veprimtaritë ndërtimore, Rregullorja e Zhvillimit të Territorit parashikon punime që kryhen pa pajisjen me leje ndërtimi, por pas njoftimit të deklaratës paraprake të fillimit të punimeve pranë autoritetit kompetent të planifikimit dhe zhvillimit. Në këtë kategori bëjnë pjesë punimet e jashtme si: ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme kur sjellin ndryshime të karakteristikave, formave dhe ngjyrave ekzistuese; punimet mirëmbajtëse për mbulesat; vendosja e shtresave për rritjen e efiçencës energjetike të ndërtesave ekzistuese. Ndërsa punime të brendshme në këtë kategori përfshihen: përforcimi i strukturave mbajtëse të brendshme; hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme; krijimi, eliminimi ose ndryshimi i mureve ndarëse (jombajtëse) të brendshme, i mjediseve për shërbime higjienike; realizimi i impianteve të reja higjieno-sanitare dhe të ngrohjes/ftohjes; punimet për ndërtimin e rampave për përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara; struktura që instalohen për nevoja të çastit dhe të përkohshme, pa themele dhe që hiqen në çdo rast brenda një afati kohor maksimal 150-ditor; vendosja e paneleve diellore, fotovoltaike, në shërbim të ndërtesave, jashtë zonave të trashëgimisë historike, kulturore apo zonave të mbrojtura mjedisore, ku vendosja e tyre është e ndaluar; punime riparimi, zëvendësimi dhe mirëmbajtje e rrjeteve të infrastrukturës publike, që nuk prekin sistemin konstruktiv të tyre, nuk ndryshojnë përdorimin dhe përmasat e infrastrukturës si dhe kushtet e zhvillimit në zonën përreth; punime riparimi, mirëmbajtje dhe rehabilitimi të infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja; vendosja e tendave të diellit dhe pergolateve, në përputhje me ligjin që rregullon bashkëpronësinë në ndërtesat e banimit dhe rregulloren arkitektonike të qytetit; ndërhyrjet me qëllim ruajtjen apo rritjen e efiçencës energjetike dhe akustike në një strukturë ekzistuese, që nuk prekin sistemin konstruktiv të ndërtesës (p.sh. ndërhyrje në themele, mure mbajtëse, tra-kolonë etj.); sera të çmontueshme, pa themele të vazhduara, në shërbim të aktiviteteve bujqësore.
Punime me leje ndërtimi
Punimet për të cilat kërkohet pajisja me leje ndërtimi janë ato që rezultojnë në krijimin e ndërtimeve e reja, përfshirë ato të përkohshme, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë rregullore. Po ashtu, në këtë kategori futen dhe ndërtimet që rezultojnë në rikonstruksion, riparim dhe restaurim që çojnë në krijimin e një strukture tërësisht ose pjesërisht të ndryshme nga ajo e mëparshme dhe që kanë si pasojë shtimin e njësive dhe/ose ndryshimin e vëllimit ndërtimor, sipërfaqes së ndërtimit, pamjes së jashtme të objektit, të përdorimit ose të sistemit konstruktiv; punimet që realizojnë mirëmbajtje të jashtëzakonshme sipas kësaj rregulloreje, të shoqëruar me ndryshime të sistemit konstruktiv të objektit; si dhe punimet që kanë si pasojë prishjen e objekteve, në rast se prishja nuk shoqërohet me ndërtim të ri. Nëse prishja shoqërohet me ndërtim të ri, leja për prishje është pjesë e lejes së ndërtimit dhe shënohet në kushtet e dokumentit të lejes. /sot.com.al
Banka Botërore njoftoi miratimin e një Programi të ri 5-vjec...
Në arsimin e lartë vijon të dominojë pjesëmarrja e lartë e f...
Ekonomistë të njohur kërkojnë heqjen e parave kesh. Kujt do ...
Kohëve të fundit janë duke u raportuar raste nga pronarët e ...
Bisedimet e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel kanë shënuar pë...
Zotërimi i kompjuterave në familje që nga viti 2005 erdhi në...
Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis tha se pret që n...
Institucionet financiare të Europës duket se po marrin masa ...
Sajti online kinez, Alibaba që tregon produkte në internet e...
Deficiti buxhetor në tremujorin e parë të vitit arriti në 3....
Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë në fund të vitit 2014 ar...
Popullsia e Shqipërisë vazhdon të mbetet nën 3 milion që pre...
Në konferencën e përbashkët italo-shqiptare për biznesin, ku...
Ndërkohë që Shqipëria mban rekord si një ndër vendet me çmim...
Kreu i Financave, Shkëlqim Cani përmes një urdhëri të miratu...
Ministria e Financave ka paralajmëruar të interesuarit për n...
Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri është takuar sot n...
Ekonomia gjermane ngadalësoi më shumë nga sa pritej në tre m...
Qeveria duket e pasigurt në vazhdimin e skemës së subvencion...
Zyrtarët grekë kanë thënë se Athina është detyruar që të shf...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...