web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kompensimi i energjisë në pikëpyetje pas 2015

13 Maj 2015, 07:05, Ekonomi CNA

Qeveria duket e pasigurt në vazhdimin e skemës së subvencionimit të familjeve në nevojë nga heqja e sistemit me fashë dy tarifor. Qeveria e sheh të ?rëndë? shumën prej 1.7 miliard lekë që i hiqet buxhetit të shtetit si kompensim energjie elektrike të familjeve në nevojë dhe këtë e shpreh publikisht në politikat e saj për sistemin elektroenergjitik. ?A do financohet për vitet në vazhdim nga buxheti i qeverisë shuma prej 1.7 miliardë lekë si kompensim i energjisë elektrike të familjeve në nevojë??, është kjo një pyetje, e parashikuar si një ndër 15 risqet në planin e Planin e Rimëkëmbjes Financiare të Sektorit të Energjisë, miratuar nga qeveria për nxjerrjen e sektorit të energjisë nga kriza e thellë në të cilën u gjet në vjeshtën e vitit 2013 sapo qeveria e re mori frerët e pushtetit.

Plani i rimëkëmbjes dhe risqet

Plani i Rimëkëmbjes Financiare të Sektorit të Energjisë propozon një rimëkëmbje financiare shoqëruar me një plan veprimi për 5 vitet e ardhshme. Objektivi i përgjithshëm i reformës së propozuar të sektorit të energjisë elektrike është të sjellë qëndrueshmërinë ekonomike dhe financiare të sektorit, me një fluks të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të parasë (cash flow), reduktimin e humbjeve të energjisë në nivelet e synuara, përmirësimin e arkëtimeve të energjisë së faturuar dhe zbatimin e pagesave të rregullta të faturuara midis shoqërive. Plani i propozuar për Rimëkëmbjen Financiare të Sektorit të Energjisë përqendrohet në tre shtylla kryesore: rritjen e efektivitetit operacional, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe vendosjen e mekanizmave të kontrollit dhe drejtimit të kompanive, dhe qëndrueshmëri financiare, pa harruar dhe përmirësimet në infrastrukturë. Megjithatë ekzistojnë risqe të përgjithshme të zbatimit të planit.

Në dokumentin e publikuar nga Ministria e Energjisë thuhet se nevojiten ndryshime në strukturën dhe legjislacionin e sektorit për të përmirësuar efikasitetin dhe për të shkuar drejt një tregu të parregulluar, të cilat përfshijnë: çështjet financiare, që kanë të bëjnë me madhësinë dhe synimin e financimit shtesë që duhet, i cili varet nga kushtet hidrologjike mesatare, kurset e këmbimit dhe përqindjet e interesit global, të cilat janë në një masë të madhe jashtë kontrollit të qeverisë. Po ashtu, rezistenca e publikut për të ndryshuar është një tjetër risk. ?Ristrukturimi i tarifave, ndjekja penale e vjedhësve, dhe ushtrimi i kontrollit për detyrimin për të paguar nëpërmjet ndërprerjes së furnizimit mund të ndeshë në rezistencën e publikut ndaj iniciativave për përmirësim?, thuhet në dokument.

Ligji i ri për Sektorin e Energjisë Elektrike duhet të miratohet në mënyrë që të zbatohen disa nga reformat e parashikuara, ndërsa sistemi gjyqësor duhet të jetë i gatshëm të zbatojë dënimet për vjedhjen e energjisë elektrike.   Prokurorët duhet të jenë më të vendosur në dërgimin në gjykata të vjedhësve të energjisë e po ashtu aftësia e OSHEE-së për të shkarkuar dhe çuar për ndjekje penale punonjësit e korruptuar. Subvencionimi social për klientët në nevojë është një tjetër risk, i cili në dokument shtrohet ekzaktësisht: ?A do financohet për vitet në vazhdim nga buxheti i qeverisë shuma prej 1.7 miliardë lekë si kompensim i energjisë elektrike të familjeve në nevojë??

Reduktimi i çmimit të Kontratës për PPE-të është një tjetër risk në zbatimin e këtij plani pasi mundësia për të zbatuar reduktimin e çmimeve të diskutuara më parë mund të rezultojë në raste të veçanta në mosmarrëveshje ligjore dhe vonesa. Kapacitetet Menaxhuese të Kompanisë së Shpërndarjes shihen si një tjetër risk që shtrohet kësisoj: ?A do të ketë vullnetin dhe do të jetë në gjendje menaxhimi aktual i OSHEE të zbatojë uljen e humbjeve dhe përmirësimin e nivelit të arkëtimeve, në mënyrë aq kërkuese sa e supozon parashikimi??. Reduktimi i numrit të konsumatorëve pa matës, rritja e çmimeve për njësitë tregtare dhe industriale, situata me TEC e Vlorës, Borxhi i konsumatorëve buxhetorë si dhe çështjet që lidhen me taksat janë disa risqe të tjera të parashikuara nga qeveria në zbatimin e këtij plani për rimëkëmbjen e energjisë.





Lajmet e fundit nga