Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Krizës së konsumit nuk i rezistoi dot tregu i shërbimeve estetike, trajtimeve apo edhe thjesht frekuentimit të palestrave. Qendrat estetike e palestrat po frekuentohen më pak se një vit më parë. Por sipërmarrësit po i gëzohen rritjes së fluksit krahasuar me muajt e dimrit, kur aktiviteti ishte tërësisht i fjetur?
E nisën me paketat e trajtimeve estetike për zonjat në fillim të marsit, për të përfituar nga shpenzimet që femrat kishin planifikuar për 8 Marsin. Për qendrat estetike, kjo ishte ?dita e verës? kur mund të rikthehej shpresa se klientët do t?u ktheheshin shpenzimeve të tyre për trajtime estetike. Shumë prej tyre raportojnë se dimri ishte tërësisht i fjetur. Ermira Elezi, sipërmarrëse e një qendre estetike në kryeqytet, tregon se, ?gati po llogarisja të mbyllja aktivitetin. Kam 7 vjet që e kam hapur si biznes dhe kap punuar shumë për të krijuar klientelën, por në muajt e këtij dimri, m?u duk se edhe klientët më besnikë më braktisën?. Por, muaji mars shënoi kthesën për të, pasi klientët janë rikthyer ndonëse nxiton të kujtojë se ata janë më pak se një vit më parë. ?Krahasuar me një vit më parë frekuentimi ka rënë gati 10% dhe problemi është se ka disa vite rresht që po përballemi vetëm me rënie?, thotë Elezi.
Klientelë në rënie raportojnë edhe disa qendra të tjera estetike, ndonëse pranimi i këtij fakti publikisht, sipas tyre i dëmton, pasi mund të ndikojë në largimin më tej të klientëve. Në fakt, çdo ditë, zonjat sipërmarrëse të qendrave estetike ?luftojnë? për
të mbajtur afër qendrave klientët. Janë kryesisht moshat 20-45 vjeç që interesohen për trajtime të ndryshme.
Në këto kushte, estetistet tregojnë se nuk kanë guxuar të rrisin ndonjë çmim të shërbimit, edhe nëse është rritur ndonjë kosto. Madje, disa prej shërbimeve, vlerësohet të kenë pësuar ulje të çmimit
Menaxherë të disa prej qendrave estetike, thonë se prej gati një pesëvjeçari po u duhet të tolerojnë në çmime për të mbajtur pas tyre klientët e rregullt. Ndërkohë, të flasësh për klientë të rinj, është gati një luks. Një vit më parë, ulja e çmimeve ishte deri në 20%, dhe vetëm pak nga qendrat më të mëdha u rezistuan uljeve.
E kushtet e favorshme vijnë pikërisht në periudha vështirësish.
Tashmë, dhjetë seanca dobësimi kushtojnë 26 mijë lekë, në vend të 30 mijë lekëve, ashtu si dhe një abonim njëvjeçar për trajtimin mujor të fytyrës. Për këtë të fundit, kostoja luhatet mes 2-3 mijë lekë për një seancë, në varësi të produkteve të përdorura.
Kjo është zgjidhja direkte që kanë bërë një pjesë e qendrave, ndërsa jo pak të tjera po zgjedhin mënyra joshëse me paketa shërbimesh.
Trajtim plus konsulencë, vetëm për çmimin e trajtimit, ose paketë e plotë dobësimi bashkë me trajtimin e fytyrës, kur u duhet të paguani vetëm të parën. Pakot e shërbimeve po funksionojnë mes gjithë qendrave estetike. Së bashku, një trajtim specifik fytyre për 60 minuta, masazh relaksues 40 minuta dhe thonj me rimbushje, kushtojnë rreth 5 mijë lekë.
Pranvera ka ringjallur interesin për t?u përgatitur për një paraqitje sa më të mirë gjatë sezonit të ngrohtë dhe kjo vlerësohet të jetë arsyeja e rritjes së kërkesave këto ditë. E ndërsa, po përpiqen të shfrytëzojnë sa më mirë këtë periudhë, sipërmarrësit kanë filluar të mendojnë për ditët e vështira të verës, kur klientët do t?i braktisin në këmbim të bregdetit.
?Trajtimi estetik, por edhe palestrat janë kthyer në biznes sezonal, pasi klientët vijnë, shkëputen, për t?u kthyer sërish më vonë?, thotë sipërmarrësja e Vipline.
Së fundi, qendrat estetike kanë reduktuar shpenzimet në mënyrë që të mos rëndojnë shumë te klientët.
monitor.al
Uashingtoni rrit presionin mbi Athinën për t’u përqëndruar n...
Në një aksion të ndërmarrë nga Doganat dhe kompania Croën Ag...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto...
Kryeministri Isa Mustafa hodhi poshtë zërat për rritje të en...
Të gjithë qytetarët të cilët janë debitorë ndaj OSHEE për pa...
Greqia sfidon kreditorët ndërkombëtarë dhe po ripunëson me m...
Hapet me rritje të konsiderueshme Bursa e Londrës për shkak ...
Greqia do të mbajë premtimet që I ka dhënë elektoratit dhe n...
Në vitin 2015, pritet të regjistrohet një reduktim i moderua...
Individët kanë ulur ndjeshëm kërkesën për financimin me kred...
Tatimi mbi vlerën e shtuar për turizimin pritet të ulet. Të...
Rajoni i Azi-Paqësorit është më i priruri në botë për fatkeq...
Banka Qendrore, vlerëson se rritja ekonomike do të forcohet,...
Tregu u banesave po përmirësohet pas një recensioni gati tre...
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, sistemi bankar në vend ...
Miratimi nga Kuvendi i ligjit të ri për energjinë elektrike ...
Shqiptarët fluturojnë vetëm me “krahë” të huaj prej gati një...
Shoqata që grupon tregtarët e karburanteve ka përshëndetur i...
Importi i kafes gjatë 3 muajve të parë të këtij viti u rrit ...
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-mars 201...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...