web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cela: Borxhi i konsumatorëve ndaj OSHEE, 39 mld lekë

11 Maj 2015, 10:39, Ekonomi CNA

Borxhi që konsumatorët kanë ndaj OSHEE për shkak të mospagesës së faturave të energjisë, ka arritur në vlerën e 39 miliardë lekë.   Për këtë arsye, shtyrja me 2 muaj deri në 15 korrik të skemës lehtësuese të shlyerjes së borxheve të prapambetura nga OSHEE, përfshin vetëm detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor të vitit 2014, thonë burimet e operatorit të shpërndarjes së energjisë.

Këto detyrime përfshijnë konsumatorë familjarë, që janë debitorë për detyrimet e energjisë dhe që duhet të paguajnë si detyrimin bazë bashkë me kamatë-vonesat, pasi fatura e energjisë përbën titull ekzekutiv. Për këtë arsye, borxhlinjve me skemën e re u krijohet mundësia e ekzekutimit me këste të detyrimit ndaj OSHEE-së. –





Lajmet e fundit nga