INSTAT: Rreth 80 % e borxhit të jashtëm përbëhet nga borxhi afatgjatë
Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë në fund të vitit 2014 ar...
Deficiti buxhetor në tremujorin e parë të vitit arriti në 3.9 miliardë lekë, duke qenë rreth 115.1% më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konstatimi vjen nga Banka e Shqipërisë, sipas së cilës ky zhvillim mbart jo vetëm efektin e bazës së ulët krahasuese, por edhe natyrën mjaft të luhatshme të këtij treguesi në muajt e parë të vitit. Në raportin e saj të politikës monetare për 3 mujorin e parë të 2015, Banka e Shqipërisë konstaton se financimi i këtij deficiti është arritur nëpërmjet burimeve të jashtme, kryesisht nga huaja e disbursuar nga FMN. Por BSH vëren po ashtu se krahas burimeve të huaja, është rritur edhe kërkesa e qeverisë për financim në tregun e brendshëm. Nga ana tjetër, Ministria e Financave posedon të tjera shifra përsa i përket këtij 3 mujori. Në raportin e saj për statistikat fiskale mujore, Ministria e Financave raporton zyrtarisht se gjatë 3 mujorit të parë janar-mars 2015, deficiti buxhetor arriti 4.1 miliard lekë, ndërkohë që ishte parashikuar të kapte shifrën 11.8 miliardë lekë. sipas të dhënave zyrtare nga ky dikaster, të ardhurat gjatë periudhës janar-mars 2015 kapën shifrën 87 miliardë lekë, ndërkohë që ishin parashikuar të arrinin deri në 89.2 miliardë, pra rreth 2.2 miliardë më pak. Rënia e të ardhurave në këtë 3 mujor është parë me shqetësim dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit, shkaqet që ndikuan në këtë rezultat ishin; çmimi i ulët i naftës, importi më i ulët i cigareve dhe inflacioni relativisht i ulët.
Qeveria ul investimet, paratë në BSH
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, shpenzimet ishin po ashtu gjatë kësaj periudhe më të ulëta se parashikimi i qeverisë. Kjo e fundit kishte parashikuar 101 miliard lekë shpenzime për periudhën janar-mars 2015, por sipas të dhënave nga Financat, në këtë periudhë 3 mujore u shpenzuan vetëm 91 miliardë lekë, ose 10 miliardë lekë më pak nga sa ishte parashikuar. Shpenzimet kapitale rezultojë për këtë 3 mujor me 3 miliardë lekë më pak se parashikimi i qeverisë për këtë periudhë. Qeveria kishte parashikuar 10.1 miliardë lekë shpenzime kapitale për këtë 3 mujor, ndërkohë që kjo shifër sipas të dhënave nga Financat, rezulton të ketë arritur vetëm 8.8 miliardë lekë. Banka e Shqipërisë vlerëson në raportin e saj për politikën 3 mujore të këtij viti se pavarësisht shtimit të huamarrjes nga burimet e jashtme ashtu dhe nga ato të brendshme, nga ana tjetër, gjendja e llogarive të qeverisë pranë Bankës së Shqipërisë është rritur, duke ilustruar faktin se huamarrja bruto e qeverisë ka qenë më e lartë se nevojat e saj për financimin e deficitit. Ministria e Financave kishte parashikuar po ashtu një deficit prej 11.8 miliardë lekë për këtë 3 mujor të parë të 2015. Por sipas të dhënave zyrtare nga vetë ky institucion, deficiti për këtë 3 mujor ishte vetëm 4.1 miliardë lekë. /sot.com.al
Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë në fund të vitit 2014 ar...
Popullsia e Shqipërisë vazhdon të mbetet nën 3 milion që pre...
Në konferencën e përbashkët italo-shqiptare për biznesin, ku...
Ndërkohë që Shqipëria mban rekord si një ndër vendet me çmim...
Kreu i Financave, Shkëlqim Cani përmes një urdhëri të miratu...
Ministria e Financave ka paralajmëruar të interesuarit për n...
Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri është takuar sot n...
Ekonomia gjermane ngadalësoi më shumë nga sa pritej në tre m...
Qeveria duket e pasigurt në vazhdimin e skemës së subvencion...
Zyrtarët grekë kanë thënë se Athina është detyruar që të shf...
Shqipëria së bashku me Moldavinë rezultojnë vendet më të kë...
Fondi Monetar Ndërkombëtar lëshon alarmin se qeveria po zhyt...
Borxhi që konsumatorët kanë ndaj OSHEE për shkak të mospages...
Guvernatori i ri i BSH-së, Gent Sejko deklaroi sot në Komisi...
Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin pu...
Krizës së konsumit nuk i rezistoi dot tregu i shërbimeve est...
Uashingtoni rrit presionin mbi Athinën për t’u përqëndruar n...
Në një aksion të ndërmarrë nga Doganat dhe kompania Croën Ag...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...