web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Limite për sasinë e karburantit në serbatorët e makinave që hyjnë në Shqipëri

13 Maj 2015, 14:57, Ekonomi CNA

Kreu i Financave, Shkëlqim Cani përmes një urdhëri të miratuar ka ndryshuar sasinë e karburantit që makinat që vijnë nga jashtë kufijve mund të marrin, sasi që përjashtohet nga detyrimet e importit.
Këto detyrime shmangen vetëm për karburantin që mbajnë serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare, vetëm për sasinë deri në 200 litra për automjet dhe për çdo udhëtim.
Sipas këtij urdhri, duke filluar nga data 12.05.2015 është i përjashtuar nga detyrimet e importit, karburanti që mbajnë serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare që kryejnë transport ndërkombëtar nëpër zonën e tyre kufitare me thellësi maksimale prej 15 km në vijë ajrore, me kusht që udhëtimet të kryhen nga banues të zonës kufitare, vetëm për sasinë deri në 150 litra për automjet dhe për çdo udhëtim.

Urdhri i ministrit Cani vendos se ?nuk lejohet përjashtim nga detyrimet e importit për karburantin që mbahet në serbatorë të lëvizshëm, që transportohet nga automjete private dhe motoçikleta që i përkasin banuesve të zonës kufitare?.

Në vendet fqinje, një litër naftë shitet përkatësisht, 1.15 euro në Greqi, 1.06 euro në Kosovë, 1.1 euro në Malin e Zi, 0.85 euro në IRJM (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), 1 euro në Turqi. Në këtë mënyrë çmimi më i ulët është 120 lekë dhe më i larti 150 lekë.
Aktualisht në Shqipëri nafta po shitet mesatarisht 178 lekë për litër.





Lajmet e fundit nga