web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deutsche Bank përgatit transferimin, nëse Britania largohet nga BE

19 Maj 2015, 07:25, Ekonomi CNA

Institucionet financiare të Europës duket se po marrin masa paraprakisht për t?i dalë përpara një daljeje të mundshme të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Kështu, siç raporton BBC, banka gjermane Deutsche Bank ka ngritur një grup pune për të mbikqyrur lëvizjen e disa pjesëve të degëve të saj britanike në Gjermani, nëse Britania largohet nga BE.
Grupi i punës është ngritur, por ende nuk ka marrë ndonjë vendim në këtë fazë të hershme, tha një zëdhënës i bankës për BBC.
Kryeministri David Cameron ka premtuar mbajtjen e një referendumi për anëtarësinë e Britanisë në BE deri në fund të vitit 2017.
Deutsche Bank punëson 9 mijë persona në Britaninë e Madhe. Ajo është e para bankë që publikisht pranon se po merr në shqyrtim rezultatin e mundshëm të referendumit, atë të largimit nga BE, sipas
Financial Times, e cila raportoi së pari këtë lajm.
Shumë biznese kanë apeluar qeverinë ta përshpejtojë referendumin në mënyrë që të shkurtojë pritjen deri në 2017, periudhë që për shkak të pasigurisë mund të rezultojë problematike për to.
Më herët, Dhomat Britanike të Tregtisë përmes drejtorit të tyre të përgjithshëm thanë se referendumi për largimin apo qëndrimin në BE duhet të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur nga pikëpamja praktike.
Longëorth tha se 55% e anëatërve të tyre janë në favor të një Europe të reformuar dhe debati po apo kundër ka më shumë nuanca sesa shumë njerëz mendojnë.
Edhe drejtuesit e disa kompanive të mëdha, thanë se Britania e Madhe nuk duhet t;i frikësohet një daljeje nga Bashkimi Europian. ?Ne jemi ekonomia e pesë ose e gjashtë më e madhe në botë. Ne mund të ekzistojmë edhe vetëm, paqësisht dhe me sensibilitet?, tha njëri prej tyre.
Por, ndërkaq, bizneset duhet të marrin masa për ndryshim të mundshëm të kursit, dhe veprimi i Deutche Bank duket se po inkurajon edhe të tjerët.





Lajmet e fundit nga