web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova merr kodin telefonik ndërkombëtar 383

20 Maj 2015, 11:13, Ekonomi CNA

Bisedimet e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel kanë shënuar përparim, sipas shefes së delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri.

?Ka pasur dakordime për disa çështje të rëndësishme. Në këtë kuadër, Kosova do ta marrë kodin telefonik ndërkombëtar 383 nga ITU, ndërsa kërkesën në emër të Republikës së Kosovës do ta bëj Austria. Marrja e kodit telefonik për Kosovën ka rëndësi të madhe sepse Kosova do ketë një kod të vetëm siç e ka çdo shtet, për dallim nga situata e tashme kur në përdorim janë disa kode?, ka theksuar ministrja Tahiri, duke shtuar se ka pajtim që edhe operatorët e dy shteteve të bashkëpunojnë në fushën e roamingut me qëllim të zbritjes së tarifave për qytetarët dhe që Kosova të përfshihet në nismën rajonale për roamingun.





Lajmet e fundit nga