web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

INSTAT: Rritet përdorimi i internetit dhe i celularëve, ulet telefonia fikse

20 Maj 2015, 09:08, Ekonomi CNA

Zotërimi i kompjuterave në familje që nga viti 2005 erdhi në rritje dhe në vitin 2012, arriti që 4 herë më shumë familje të kishin të paktën një kompjuter në krahasim me 2005-tën.

Në vitin 2012, një e katërta e individëve 10 vjeç e lart përdornin kompjuter dhe 22,5 % internetin.

Përdoruesit e internetit më së shumti e përdorin internetin në shtëpi ose në pikat e aksesit publik dhe disi më pak në punë apo në shkollat. Përdorim të gjerë po merr përdorimi i internetit nëpërmjet pajisjeve të lëvizshme apo telefonit ku ofertat e grupuara dhe format e tjera të komunikimit kanë sjellë mjaft lehtësi në përdorimin e internetit nëpërmjet telefonit.
Komunikimi nëpërmjet e-mail dhe nëpërmjet rrjeteve sociale janë dy arsyet kryesore pse shqiptarët e moshës mbi 10 vjeç e përdorin internetin. Në vitin 2014 mbi 60 % e tyre e përdorin internetin në rrjetet sociale.
Sipas INSTAT, gjithashtu interneti ka nisur të përdoret për shërbime bankare në 3% të klientëve dhe trajnime online në 2 % të rasteve.
Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare vihet re një tendencë në rënie e numrit të pajtimtarëve të telefonisë fikse dhe numrit të përdoruesve aktivë të telefonisë celulare për periudhën 2012 -2014. Ndryshe ndodh me telefoninë celulare, ku vihet re rritje e shpejtë e numrit të minutave të thirrjeve telefonike të gjeneruara nga përdoruesit. E njëjta tendecë vërehet edhe për numrin e mesazheve SMS të gjeneruara nga këta përdorues.





Lajmet e fundit nga