LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata Speciale/Themelohet në OKB, nëse dështon Kuvendi

19 Mars 2015, 13:22, Kosova & Bota CNA

Ambasadorët e shteteve më të zhvilluara të akredituar në Kosovës, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Holandës, Italisë, dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, njëzëri kanë deklaruar se, nëse Prishtina zyrtare nuk arrin ta themelojë Gjykatën Speciale, atëherë sipas tyre, një gjë e tillë do të kalohet në kompetencë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas këtyre ambasadorëve dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Kosovë, themelimi sa më i shpejtë i Gjykatës Speciale nga autoritete e Prishtinës, është në të mirë të Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Ambasadorja amerikanë në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk e ka për synim te gjykojë luftën dhe historinë e Kosovës. Këtë e përsëriti edhe gjatë një vizite në Prizren.

Jackobson, ka theksuar se nëse dështon themelimi i kësaj gjykate, atëherë kompetencat do t`i kalojnë OKB-së, dhe sipas saj, kjo për Kosovën do të ishte një Hagë e dytë.

Sipas Jacobsonit, kjo Gjykatë do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës dhe do të merret me raste individuale, që sipas saj nuk janë më shumë se 10 raste.

?Kjo Gjykatë do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës dhe do të merret me raste individuale, dhe do të heqë njollat e zeza që i janë veshur UÇK-së dhe assesi nuk do të merret me gjykimin e luftës së lavdishme të UÇK-së? pati thënë ambasadorja Jacobson në Prizren, ditë më parë.

Ndërkaq, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka theksuar për Kosovainfo se nëse Parlamenti i Kosovës nuk arrin të votojë krijimin e Gjykatës Speciale, për çështje të ngritura në raportin e Dick Martit, në mënyrë të pashmangshme, kjo do t?i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nën Rezolutën 1244.

?Nuk do të jetë presion i madh për të krijuar një Gjykatë nga OKB-ja, pasi që anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë edhe veten, nuk do të ketë arsye të refuzojnë një gjë të tillë?, ka deklaruar ambasadori Cliff.

Për më tepër, sipas ambasadorit Cliff, Kuvendi i kaluar i Kosovës, ka votuar për pranimin e Gjykatës Speciale, dhe tani, siç shtoi ai, ?Kosova do të ketë humbje masive të kredibilitetit të saj, nëse në praktikë nuk arrin ta dërgojë atë?.

Edhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka deklaruar për mediat se BE-ja dhe Kosova bashkërisht kanë marrë vendim për themelimin e Gjykatës, ku për këtë sipas saj, ka pasur një letërkëmbim të BE-së me Kosovën.

?Themelimi i Gjykatës është i mirë për Kosovën, sepse është e rëndësishme të mos synohet ri-negocimi i marrëveshjes për Gjykatën Speciale. Diskutimi aktual është i rrezikshëm për imazhin e Kosovës si partner serioz?, ka theksuar ambasadorja gjermane Viets.

Ajo ka shtuar se, nëse Kosova tani distancohet nga marrëveshja, sipas saj, shtrohen shumë çështje rreth besueshmërisë së saj.

Po ashtu edhe ambasadorja gjermane Veits, ka përmendur faktin se nëse Kosova nuk e themelon Gjykatën këtë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dhe sipas saj, ky do të ishte kthim mbrapa në përpjekjet e Kosovës për ta forcuar sovranitetin.

Megjithatë, edhe për ambasadorin e Holandës në Kosovë, Robert Bosch, nëse refuzohet Gjykata Speciale, kjo do të jetë shumë keq për Kosovën, sepse në atë rast Kosova do ta ketë një Gjykatë të Kombeve të Bashkuara.

?Të refuzohet Gjykata do të jetë shumë keq për vendin, sepse pastaj do të shkojë në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara dhe do të keni atë Gjykatë. Të paktën do të keni një Gjykatë që nuk është Gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pasi që aty ka vende që nuk janë miq të mirë me ju dhe kanë influencë të madhe?, është shprehur ambasadori Bosch, gjatë një ligjërate para studentëve të Universitetit të Prishtinës, ?Hasan Prishtina?.

Ai, ka theksuar se pritet që kjo Gjykatë të jetë në Holandë, sado që ende nuk ka vendim përfundimtar për lokacionin e saj.

?Gjykata do të vijë në Holandë nëse Parlamenti ynë pajtohet me të por Parlamenti ynë ende nuk di asgjë për shkak se nuk janë të informuar ende zyrtarisht?, është shprehur ai, duke shtuar se po pritet që të përfundojë ky proces së pari në Parlamentin e Kosovës e pastaj çështja të shkojë në Parlamentin e Holandës.

Në anën tjetër, për ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, në qoftë se do të gjendeshim para një dështimi në krijimin e Gjykatës së Posaçme, kjo do të ndikonte në mënyrë të konsiderueshme në imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

?Për më tepër, kjo Gjykatë do të menaxhohej nga autoritetet e kosovare, por nëse do të dështonte nuk mund të përjashtohen iniciativa nga aktorë tjerë ndërkombëtarë, ku autoritetet kosovare do të mund të kishin një rol shumë më të margjinalizuar. Prandaj, është më mirë që problemi të trajtohet me vendosmëri, sepse nuk mund të shmanget?, ka deklaruar ambasadori Italian Ferrarese për Kosova Info.

Por, për shefin e Zyrës së BE-së, në Kosovë Samuel Zhbogar, Gjykata Speciale do të pastrojë përfundimisht imazhin e Kosovës, sepse, sipas tij, individët dhe jo shteti, do të hetohen për keqbërjet eventuale.

Sipas Zhbogarit, marrja e vendimit për të themeluar Gjykatën Speciale, nuk është një gjë e lehtë, edhe pse . Kuvendi i Kosovës e ka marrë tashmë këtë vendim, vitin e kaluar, dhe se tani Kosova duhet ta implementojë këtë vendim.

?Themelimi i Gjykatës Speciale është në interes të Kosovës dhe presim që autoritetet kosovare ta trajtojnë këtë çështje me prioritet. Ne e shohim si një hap pozitiv krijimin e grupit punues nga Presidentja, ekipin teknik si dhe diskutimet në Komisionin e Kuvendit?, ka thënë Zhbogar.

Përndryshe, edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, janë deklaruar pro themelimit të Gjykatës Speciale, por një gjë të tillë janë duke e kundërshtuar partitë opozitare të Kosovës.

Express

Lajmet e fundit nga