web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fatmir Mediu: Tahiri u mundua të më implikojë, Fatjon Skënderi  është larguar nga PR-ja në vitin 1993

4 Mars 2015, 15:26, Politikë CNA

Pasi Fatjon Skënderi u përmend nga Ministri Tahiri si shofer i Fatmir Mediut, ky i fundit ka reaguar përmes një deklarate për shtyp.

Mediu tha se i përmenduri si i dyshuar në porositjen e vrasjes së Tom Doshit, ka shërbyer pranë Partisë Republikane në vitet 1991-1993, kur kryetar i partisë ishte Sabri Godo. Mediu ka akuzuar Ministrin Tahiri se po përpiqet të manipulojë provat e ngjarjes, duke e lidhur atë me emrin e tij.

Ai tha se në asnjë rast Skënderi nuk ka qenë shoferi i tij. Kryetari i PR-së ka ngritur pyetjen se pse Skënderi  nuk u arrestua nga policia meqenëse dyshohet si i implikuar.





Lajmet e fundit nga