web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tom Doshi: Sot do të komunikoj hapur me të gjithe shqiptarët

4 Mars 2015, 14:02, Politikë CNA

Deputeti tashmë i përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi, ka deklaruar se ditën e nesërme do të paraqitet në Prokurorine e Krimeve te Renda dhe do të dorezojë provat e tij. Gjithashtu ka njoftuar se sonte në mbrëmje do të jetë i ftuar në emisionin e Sokol Balles ne Top Channel.

Tom Doshi shkruan përmes një postimi në rrjetin social Facebook:

“Kam kontaktuar sot me Prokurorine e Krimeve te Renda per ti dhene deshmine time ne lidhje me hetimet e nisura per tentative vrasje ndaj meje dhe nje kolegu tjeter deputet. Me kane caktuar, pas kerkeses time, qe neser paradite te paraqitem per te dorezuar provat e mia.

Kurse sot ne mbremje ftoj te gjithe shqiptaret te me ndjekin ne Top Channel, ne emisionin e Sokol Balles. Para cdo gjeje per mua si person eshte e rendesishme transparenca me publikun dhe votuesin. Sot kam vendosur te komunikoj drejtperdrejte dhe hapur me te gjithe shqiptaret.”





Lajmet e fundit nga