web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Të ngrihemi me protesta mbarë popullore të shpetojmë vendin

4 Mars 2015, 12:06, Politikë CNA

Ish Kryeministri Sali Berisha është shprehur se Ilir Meta dhe Edi Rama i shmangen akuzave që ka bërë Tom Doshi duke përdorur moton “fajin e ka Saliu”. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha gjithashtu bën thirrje për protesta mbarë popullore për të shpëtuar vendin nga krimi.

Berisha shkruan në Facebook:

?Keshilli i vrasjeve ka zgjedhur si rruge shpetimi manipulimin e deshmive dhe te famshmen “fajin e ka Saliu”!
Ilir Meta pranoi dje se eshte projektuar eleminimi i Doshit. Por ndonese Doshi akuzon vet Meten dhe doresi ka akuzuar ne deshmine e Doshit por dhe tek Saimir Tahiri vet Meten, ky i fundit se bashku me Ramen, mendojne se do ta kalojn ,me moton e tyre qesharake “fajin e ka Saliu”, duke faktuar edhe me shume autoresine e projektit kriminal te eleminimit te dy deputeteve te parlamentit shqiptar.

Pervec kesaj, fija tjeter e barit ku kapet Meta per te hedhur lumin eshte manipulimi me policet e partise i deshmitareve dhe deshmive, implikimit te personal, direkt. Kete njoftoi dje ne “Opinion” papagalli i “pavarur” i Metes, qe paguhet me parate e takspaguesve per te mashtruar shqiptaret duk bere avokatine si i “pavarur” te aferave korruptive dhe kriminale te bosit te tij ne krye te parlamentit!

Te dashur qytetare, kur kreret e legjislativit dhe ekzekutivit, tashme te mbytur nga krimi i tyre, te akuzuar, siç eshte rasti i Ilir Metes se ka paguar per te ekzekutuar dy deputete te parlamentit, kerkojne te shpetojne duke manipuluar me dhune policore deshmite dhe deshmitaret e aferes kriminale apo duke perdorur te famshmen “fajin e ka Saliu”, imagjinoni ju lutem se çfare mund te bejne keta per secilin prej jush apo femijet dhe familjaret tuaj.

Prandaj ju bej thirrje te ngrihemi dhe me protesta mbare popullore te shpetojme vendin nga kthetrat e krimit ne pushtet e te cojme para drejtesise dhe ligjit kriminelet ne krye te mazhorances se qelbesirave!!?





Lajmet e fundit nga