web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria parashikon rritje pensionesh në Korrik, ja përfitimi sipas kategorive

4 Mars 2015, 08:20, Politikë CNA

Qeveria pritet që të rrisë pensionet gjatë mesit të këtij viti. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, gjatë një vizite në Vlorë, ku u shprehën se më 1 korrik 2015 do të ketë një rritje prej 2 për qind. Rama dhe Veliaj ishin të pranishëm në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Vlorë, ku u bë shpërndarja e pensioneve sipas përllogaritjes së skemës së re.

Kryeministri u shpreh se kjo skemë që ka nisur të aplikohet që nga 1 janari 2015 ka nisur të jap efektet e veta pozitive në xhepat e pensionistëve, të cilët përfitojnë pensione deri në 30% më të larta. Sipas tij, heqja e tavanit prej 240 mijë lekësh ka mundësuar pensione që arrijnë mbi 300 mijë lekë për çdo pensionist të ri. Rama u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm, pasi dëshmon efikasitetin e reformës së pensioneve. ?Në 1 vit e gjysmë qeverisje, ne jemi të gatshëm të shpërndajmë pensione përmes një sistemi të ri që bën të mundur që çdokush që paguan rregullisht sigurimet shoqërore të përfitojë një pension më të lartë se çdo të përfitonte me skemën e vjetër.

Të gjitha llogaritjet tregojnë se për çdo fashë page, pensionet rriten. Konkretisht, për një individ që ka punuar gjithë jetën me pagë minimale dhe ka arritur të sigurohet 35 vjet, pensioni do t?i dalë 143 mijë lekë nga 141 mijë lekë që do t?i fitonte me formulën e vjetër. Ata që pretendojnë se pensionet ulen për pagat më të ulëta i bien po atij fyelli të vjetër, me po atë vrimë të konsumuar?, tha ai. Kryeministri theksoi se reforma e pensioneve ishte e domosdoshme, pasi siç u shpreh, në të kundërt pasojat do të ishin negative për mijëra të moshuar. Gjithashtu ai veçoi edhe efektet e reformës për minatorët. ?Nga kategoritë që përftojnë janë ata që kanë bërë një punë shumë të vështirë, minatorët, më të cilët ne nga njëra anë mbajtëm premtimin për ta ulur moshën e pensionit nga 60 në 55 vjeç dhe nga ana tjetër, ne jemi krenarë që sot mund t?u japim një pension më të lartë?, vijoi Rama.





Lajmet e fundit nga