web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapja e dosjeve/ Mesila Doda: Një tjetër standart demokratik i shkelur

4 Mars 2015, 10:42, Politikë CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda është shprehur lidhur me diskutimin që u zhvillua ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve. Sipas Dodës është kërkuar me urgjencë shqyrtimin e ligjit të lustracionit dhe se nuk është pranuar që të jenë të pranishëm hartuesit e ligjit.

Mesila Doda shkruan në Facebook:

?Kryetari i komisionit te ligjeve Fatmir Xhafa, personi qe preket drejtperdrejt nga ligji i dosjeve si ish-sekretar i rinise komuniste shqiptare, sot c’beri nje tjeter procedure parlamentare.
Pa as 24 ore paralajmerim, kerkoi qe te shqyrtonte me urgjence ligjin e lustracionit qe nderkohe e kishte lene te flinte per me shume se tre muaj ne sirtaret e komisioneve dhe nuk pranoi ne asnje menyre qe te ishin te pranishem ne seancen e shqyrtimit ne komisionin e ligjeve hartuesit e ligjit, perkatesisht Grupi Shqiptar per te Drejtat e njeriut, dhe as shoqatat e tjera qe e mbeshtesin Studentet e Dhjetorit dhe te persekutuarit politik.
Ne keto kushte nuk mund te shqyrtohet nje projektligj, i cili tenton te kaloje pa plotesuar kushtet minimale qe eshte ajo e pranise ne komisione parlamentare te hartuesve te projektligjit.Si deputete mbeshtetese, deklaroj se do jem ne cdo komision bashke me hartuesit e projektligjit dhe me perfaqesuesit e tjere qe e kane mbeshtetur publikisht ligjin, pasi ky eshte dhe do te jete me cdo kusht nje proces real e i vertete, jo grushte me uje per te shpelare krimet e komunisteve dhe spiuneve te dikurshem.
Lustracioni do shkoje drejt referendumit nese komunistet i ngrejne murin bllokues ligjit qe na ndan nga e kaluara jone e shemtuar.?





Lajmet e fundit nga