web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreu i Kuvendit Meta takim me homologen serbe

4 Mars 2015, 09:49, Politikë CNA

Kreu i Kuvendit ka zhvilluar ditën e sotme një takim me homologen e tij serbe, Maja Gojkovic. Meta ka deklaruar se në takim është folur për kontakte dhe bashkëpunime mes 2 vendeve. Kreu i Kuvendit u shpreh se së fundmi marrëdhëniet mes 2 vendeve me nivel më të lartë. Sipas Metës raportet Serbi-Shqipëri janë intesifikuar. Ai shtoi se është me rëndësi të madhe integrimi i minoritetit serb në Shqipëri.

Ndërsa Gojkovic ka deklaruar se mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetarja e Parlamentit serb u shpreh se në të ardhmen do të ketë bashkëpunime ekonomike mes Serbisë dhe Shqipërisë. Gojkovic gjithashtu përshëndeti vizitën e kryeministrit Rama në Beograd vitin e kaluar.





Lajmet e fundit nga