Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...

Që kur egomaniaku bleu "Twitter"-in, aty po mbretëron kaos absolut. Tani Elon Musk organizoi një votim për veten. Por kjo është farsë, mendon Martin Muno.
Thuajse 58 për qind e të gjithë 17.5 milionë votuesve ju përgjigjën me "Po" pyetjes së Elon Musk-ut në "Twitter" nëse ai duhet të largohet nga posti i shefit të "Twitter"-it. Çfarë do të thotë kjo?
Përgjigjja e shkurtër është: asgjë. Përgjigjja e gjatë është: Musk-u duket se ngadalë po e humbet interesin për lodrën e tij të re të preferuar, të cilën e bleu për 44 miliardë dollarë. Sepse që nga blerja e "Twitter"-it ai ka pasur veç telashe. Por keqardhja për njeriun e dytë më të pasur në botë është e pavend. Sepse Musk-u është vetë fajtor për këtë gjendje të mjeruar, sepse sillet si një fëmijë katërvjeçar, kokëfortë.
"Twitter" - platformë globale komunikimi
"Twitter" nuk është ndonjë prodhim luksoz, "Twitter" është një nga platformat më të rëndësishme të komunikimit botëror - nëse jo më e rëndësishmja. Politikanë dhe menaxherë kryesorë, qeveri dhe OJQ, gazetarë dhe shkencëtarë, yje dhe njerëz të zakonshëm e përdorin në mbarë botën shërbimin falas për të shpërndarë informacione, për t'u informuar ose për të shkëmbyer ide.
Dhe edhe nëse në 'Twitter" ka pasur gjithmonë probleme me gjuhën e urrejtjes sistemi ka funksionuar mjaft mirë për vite me radhë; ndër të tjera sepse shumë përdorues në raste të tilla janë sanksionuar. Shembulli më i spikatur ishte ish-Presidenti Donald Trump, llogaria e të cilit u pezullua pasi ai e përdori "Twitter"-in për të bërë thirrje për sulmin në Kapitol.
Kaos dhe teori konsipirative
Kur "Twitter"-in e bleu Elon Musk-u, shpërtheu kaosi. Fillimisht ai pushoi gjysmën e gjithë punonjësve, vetëm për t'i bindur pak më vonë shumë prej tyre që të riktheheshin (një përpjekje kjo kryesisht pa sukses). Po ashtu kushdo që guxonte të kritikonte shefin e ri të madh, pushohej nga puna. Madje, Musk-u akuzoi dhe ish-shefin e sigurimit të "Twitter"-it se kishte simpati për pedofilët, duke shkaktuar një sërë kërcënimesh me vdekje. Sigurisht që nuk kishte asnjë bazë faktike për pretendimin në stilin e teorive konspirative. Musk-u e tregoi veten si një mbështetës i miteve të djathta të konspiracionit edhe në postime të tjera në "Twitter".
Ai tregoi se çfarë mendon realisht për lirinë e shprehjes kur, brenda pak ditësh, riautorizoi qindra llogari të bllokuara ekstremiste të krahut të djathtë, ndërsa në të njëjtën kohë bllokoi gazetarët që guxuan të postonin lëvizjet e tij të fluturimit – tashmë të aksesueshme nga publiku.
Para të hedhura kot
Si rezultat i sjelljes së tërbuar të Musk-ut qindra partnerë i tërhoqën reklamat e tyre nga "Twitter"-i. Musk-u është drejtor ekzekutiv edhe i prodhuesit të automobilëve Tesla, dhe imazhi negativ që ai krijoi pas blerjes së "Twitter"-it pati ndikim negativ edhe në tregun e aksioneve të Teslas. Çmimi i aksioneve të Tesla-s është përgjysmuar që nga fillimi i vitit. Dhe pasuria personale e Musk-ut ka rënë me rreth 100 miliardë dollarë. Mundësia më e madhe për të ardhmen e "Twitter"-it është që Musk-u të emërojë një bedel t'ju përkushtuar përsëri gjatë muajve të ardhshëm detyrimeve si sipërmarrës i Tesla-s dhe i kompanisë së tij për ushëtime kozmike SpaceX. Nga ana tjetër, kushdo që mendon se Musk-u do t'i thërrasë arsyes dhe do ta bëjë "Twitter"-in sërish platformën që ishte dikur, ai beson edhe se plaku i Vitit të Ri ekziston me të vërtetë./ DW
Sipas një raporti të ri nga Bloomberg dhe konkretisht nga ...
Mbi 57% votuan pro dorëheqjes së tij pasi Musk publikoi nj...
Si pjesë e INNO Day 2022, OPPO prezantoi gjeneratën e dytë...
Një kalimtar në Kembrixh të Mbretërisë së Bashkuar, mori n...
Microsoft shpalli këtë verë planet e tij të reja për siste...
Biznesmeni miliarder, Elon Musk ka bërë me dije se do ...
Rivalët e Google zbuluan të enjten një projekt për të bërë...
Administratorët Kanadezë të Letrave me Vlerë (CSA) ka përc...
Shkencëtarët në mbarë botën po reagojnë ndaj lajmit se hul...
Pa dyshim, chipset është një nga specifikimet teknike më t...
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Comcast, kompani...
Tema më e diskutuar në "Twitter" në orët e fundit është bë...
Një llogari në Twitter që gjurmonte avionin privat të ...
"Instagram" ka prezantuar një sërë veçorish të reja të kri...
CEO i Tesla-s i ka lënë vendin e parë në listën e mili...
Një veçori e rëndësishme e iOS 16.1 është bërë e dispon...
Xiaomi ka njoftuar zyrtarisht përditësimin e ri dhe më ...
Sam Bankman-Fried, themeluesi i këmbimit të kriptomonedhav...
Bashkimi Evropian u ka dhënë prodhuesve të telefonave afat...
Thashetheme të ndryshme qarkullojnë prej disa kohësh p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...