web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Nisin divorcet, Vllaznia njofton largimin e “arkitektit”

13 Maj 2025, 16:30, Sport CNA

ZYRTARE/ Nisin divorcet, Vllaznia njofton largimin e “arkitektit”

Tefik Osmani nuk do të jetë më drejtor sportiv i Vllaznisë. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi shkodran.

Në rrjetet sociale, Vllaznia shkruan se me mbylljen e sezonit aktual, është mbyllur edhe kontrata e Osmanit.

Ky i fundit ishte pjesë e kuqebluve prej 18 muajsh. Vendimi bëhet i ditur vetëm një ditë pas finales së titullit kampion, ku Vllaznia u mposht 4-0 nga Egnatia.

Në javët e ardhshme, klubi pritet të njoftojë drejtorin e ri sportiv.





Lajmet e fundit nga