web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesfushori i Kombëtares i pandalshëm, shënon golin e tretë në Kroaci

11 Maj 2025, 18:46, Sport CNA

Mesfushori i Kombëtares i pandalshëm, shënon golin e tretë

Mesfushori i Kombëtares, Adrion Pajaziti duket i pandalshëm. Futbollisti kuqezi realizoi sërish me fanellën e Gorica, këtë herë ndaj Hajduk Split, në barazimin 1-1.

Me këtë barazim, Gorica siguron matematikisht mbijetesën, kjo edhe me ndihmën e Pajazitit, i cili numëron 3 gola vendimtarë në pesë ndeshjet e fundit.

Duhet theksuar se Pajaziti është i huazuar te Gorica, ndërsa kartonin e tij e zotëron klubi anglez i Fulham.





Lajmet e fundit nga