web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet/ Duka dhe Fevziu propozohen në dy qytete

7 Janar 2026, 19:28, Sport CNA

Zgjedhjet/ Duka dhe Fevziu propozohen në dy qytete

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore 2026 me pjesëmarrjen e 19 anëtarëve, të përfaqësuar nga 27 delegatë.

Me kandidaturë të vetme, Asambleja vendosi unanimisht rizgjedhjen e Lazer Matijas si kryetar për një mandat katërvjeçar. Gjatë punimeve u miratuan raporti i aktivitetit, pasqyrat financiare dhe buxheti i vitit 2026. Delegatë të SHRF Shkodër në Asamblenë e FSHF-së u zgjodhën Lazer Matija dhe Alfred Pjetri.

Njëkohësisht, Asamblenë e saj e mbajti edhe Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë me 13 anëtarë dhe 20 delegatë. Edhe në Lezhë u miratuan raportet financiare dhe buxheti 2026, si dhe u zgjodhën delegatët Kristjan Gjidodaj dhe Ardian Laska.

Të dyja shoqatat propozuan dhe votuan unanimisht Armand Dukën për President të FSHF-së dhe Blendi Fevziun për anëtar të Komitetit Ekzekutiv.





Lajmet e fundit nga