web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rinovimi i kontratës/ Maignan si Leao, gati firma te Milan-i

6 Janar 2026, 13:59, Sport CNA

Rinovimi i kontratës/ Maignan si Leao, gati firma te Milan-i

Historia mes Milan-it dhe Mike Maignan ka hyrë në një fazë vendimtare, me një takim që pritet këtë javë mes drejtuesve kuqezi dhe agjentit të portierit.

Qëllimi i klubit është rinovimi i kontratës së francezit, e cila skadon më 30 qershor. Milan-i ka përgatitur një ofertë të ngjashme me atë të Rafael Leao-s: kontratë deri në vitin 2029, me opsion deri në 2030.

Paga totale do të arrinte në rreth 7 milionë euro në sezon, mes pjesës fikse dhe bonuseve. Me këtë marrëveshje, Maignan do të bëhej një nga lojtarët më të paguar të skuadrës.

Lëvizja synon të mbyllë interesimin e Juventus-it, Chelsea-t dhe Manchester United. Pas një periudhe tensionesh në fillim të vitit 2025, palët kanë rifilluar kontaktet. Në ambientin kuqezi mbizotëron një optimizëm i kujdesshëm për mbylljen pozitive të marrëveshjes.





Lajmet e fundit nga