Emri-Zgjidhet kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik
Kuvendi ka zgjedhur kryetarin e Komisionit të Prokurimit P...
Kuvendi ka zgjedhur kryetarin e Komisionit të Prokurimit P...

Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës zhvilloi këtë të premte punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore, ku morën pjesë 27 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 36 delegatë.
Kjo Asamble ishte parashikuar të zhvillohej ditën e martë, por për shkak të përmbytjeve që përfshinë qytetin e Durrësit, Asambleja u shty për ditën e sotme.
Në Asamblenë e zhvilluar në Durrës, u shqyrtua raporti i aktivitetit përgjatë vitit 2025, u njohën me arritjet e problematikat në vitin e kaluar si edhe u miratuan pasqyrat financiare dhe buxhetin e vitit 2026.
Një nga pikat më të rëndësishme në rendin e ditës ishte zgjedhja e kryetarit të SHRF Durrës për 4-vjeçarin e ardhshëm. Organi përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor që është Komisioni i Verifikimit deklaroi se i është paraqitur vetëm një kandidaturë për Kryetar, konkretisht kërkesa për rikandidim nga z. Mikel Furxhi, i propozuar nga 26 anëtarë të shoqatës.
Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës, me unanimitet të plotë, vendosi të zgjedhë Kryetar të SHRF Durrës z. Mikel Furxhi me mandat 4 (katër) vjeçar.
Në fjalën e tij pas rizgjedhjes, Kryetari i SHRF Durrës, Mike Furxhi, i falënderoi të gjithë për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e futbollit në këtë qytet.
“Dua, para së gjithash, t’ju shpreh falënderimin tim më të sinqertë dhe mirënjohjen e thellë për besimin që më keni dhënë sot, duke më rizgjedhur Kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës për një mandat tjetër katërvjeçar.
Kjo rizgjedhje për mua përfaqëson një nder të madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi të shtuar. Është një detyrim moral dhe institucional për të vazhduar punën me të njëjtin seriozitet, korrektësi dhe përkushtim, duke pasur gjithmonë në qendër interesin e klubeve, sportistëve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit futbollistik të Durrësit.
Gjatë mandatit të kaluar kemi kaluar sfida jo të lehta, por kemi dëshmuar se me bashkëpunim, dialog dhe vullnet të mirë mund të ndërtojmë struktura më të forta dhe më funksionale. Kemi hedhur baza të rëndësishme për organizimin e garave, për mbështetjen e klubeve dhe për krijimin e një mjedisi më të drejtë dhe më transparent për zhvillimin e futbollit rajonal. Mandati i ri që nis sot do të jetë një vazhdimësi e kësaj pune, por edhe një hap i mëtejshëm përpara. Prioritetet tona do të mbeten të qarta: forcimi i Shoqatës si institucion, rritja e bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit, mbështetja konkrete e klubeve dhe akademive, si dhe krijimi i kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit të moshave, që përbën themelin e së ardhmes së sportit tonë”, – tha Mikel Furxhi në fjalën e tij.
Përveç kryetarit, u zgjodhën edhe delegatët që do të përfaqësojnë SHRFD në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së, që janë kryetari i SHRFD, Mikel Furxhi dhe Agron Kërcova e Rivelino Feimi.
Në rendin e ditës ishin edhe propozimet për kandidatë për President të FSHF-së dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Anëtarët e shoqatës propozuan si kandidat z. Armand Duka për postin e Presidentit të FSHF-së, që u votua nga të 36-të anëtarët e shoqatës gjatë punimeve të asamblesë.
Ndërsa, si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, anëtarët e SHRF Durrës votuan për z. Edmond Hasanbelli, ish-presidenti i ekipit të Teutës.
Jo vetëm Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe ...
Mario Dajsinani është futbollisti më i përzgjedhur në form...
E ardhmja e Endri Çekiçit ka marrë një drejtim të papritur...
Agim Ibraimi është emëruar drejtori i ri sportiv i Partiza...
Redon Xhixha është zyrtarisht lojtar i Tiranës, duke u rik...
Interi regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në Serie A, du...
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, do të luaj...
Napoli u ndal në barazim 2-2 ndaj Hellas Verona në ndeshje...
Neymar ka rinovuar kontratën me Santos për edhe një vit tj...
Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi Asamblenë e ...
Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi Asamblenë e ...
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar rinovimin e ...
Kevin De Bruyne ishte afrimi më i bujshëm i merkatos veror...
Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kont...
Lennart Karl, talenti 17-vjeçar i Bayern Munich, kërkoi nd...
Java e 18-të e Superiores ishte e fundit për vitin 2025, n...
Roma ka fituar 2-0 ndaj Lecce-s në transfertë, duke iu afr...
Sipas raportimeve të fundit nga "Tuttosport", portieri Ari...
U zhvilluan sot, më 6 janar, punimet e Asamblesë së Përgji...
Como ka fituar 3-0 ndaj Pisa-s në transfertë, në ndeshjen ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...