LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndeshja Skënderbeu-Kukësi në kushte të vështira/ Dy futbollistë përfundojnë në spital

11 Shkurt 2024, 19:40, Sport CNA

Ndeshja Skënderbeu-Kukësi në kushte të vështira/ Dy

Futbollisti i Skënderbeut Randi Dumfur, po transportohet drejt spitalit të Korçës, për shkak të një komplikacioni shëndetësor nga i ftohti.

Reshjet e dendura të shiut, kanë bërë që futbollisti të lërë fushën 2 minuta para përfundimit të ndeshjes për shkak se nuk ka mundur dot të luajë.

Mësohet se hipotermia është bërë shkak i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Dumfur.

Nga ana tjetër, të njëjtin problem ka patur edhe një futbollist i Kukësit, Lleshi, i cili është marrë nga familjarët për tu dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Edhe Lleshi ka lënë lojën 2 minuta para përfundimit për shkak të gjendjes./ CNA

Lajmet e fundit nga