LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vllaznia "kap" Partizanin, Çoba vendimtar ndaj Teutës

10 Shkurt 2024, 19:00, Sport CNA
Vllaznia "kap" Partizanin, Çoba vendimtar ndaj Teutës

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Teutën me rezultatin 2-1 mes vuajtjesh.

Gruda zhbllokoi sfidën në minutën e 29-të, me golin që vendosi pjesën e parë. E dyta ishte spektakolare, me Teutën që barazoi fillimisht në minutën e 72-të, me Arifin.

Në minutën e 83-të, ishte Çoba, i cili i sapo futur nga stoli, ia doli të shënojë për t’i dhënë avantazhin shkodranëve.

Fitore e rëndësishme për Vllazninë, që mban vendin e tretë me 37 pikë, po aq sa edhe Partizani i vendit të dytë. Ndërkohë Teuta mbetet në vendin e parafundit me 21 pikë.

Lajmet e fundit nga